Bota

Trump për Musk-un: Nuk më duhet për asgjë, por thjesht vetëm më pëlqen!

Kjo erdhi pas faktit që Musk hodhi poshtë raportimet se ai do të largohej nga roli në qeveri amerikane në muajt e ardhshëm.

10 Prill 2025, 22:57 Nga E. D
Trump për Musk-un: Nuk më duhet për asgjë, por thjesht
foto ilustruese

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e përmendi miliarderin afrikano-amerikan, Elon Musk gjatë një përgjigjeje lidhur me shpenzimet e qeverisë, duke thënë se pronari i Tesla dhe SpaceX ka bërë një punë fantastike duke udhëhequr Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE). Ai më pas tha se nuk ka nevojë për Muskun por thjesht ai i pëlqen. 

Kjo erdhi pas faktit që Musk hodhi poshtë raportimet se ai do të largohej nga roli në qeveri amerikane në muajt e ardhshëm. Ndërkohë, lideri amerikan vazhdoi të thoshte se nuk ka nevojë për një veturë Tesla, megjithëse bleu një të tillë muajin e kaluar si një shenjë mbështetjeje për 53-vjeçarin. Ai tha se ka paguar shumë para për veturën, por automjetin e vozitin stafi i Shtëpisë së Bardhë.

“Të gjithë po udhëtojnë me veturën më të bukur. Është e mrekullueshme. Por e bëra këtë si një shenjë mbështetjeje. Shumë njerëz e bënë këtë. Është një shenjë mbështetjeje, sepse ai ka bërë një punë fantastike, por nuk është trajtuar siç duhet”, deklaroi Trump.

donal trump elon musk

Sondazh

Poll