Aktualitet

Zbardhet dëshmia e pronarit turk të jahtit në Shëngjin: Me kapitenin kam folur në 6 shtator

Sot Policia ka mundur të gjejë pronarin e jahtit, Nemid Akyuz, i cili rezulton të jetë një biznesmen në fushën e tekstileve në Turqi. Nedim Akyuz, i shoqëruar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm i Ambasadës Turke në Shqipëri, ka zhvilluar një takim me drejtuesin e policisë së Lezhës, ku dhe ka dhënë shpjegime lidhur me intenerarin e jahtit lukzoz.
Featured image of article: Zbardhet dëshmia e pronarit turk të jahtit në Shëngjin: Me kapitenin kam folur në 6 shtator Nemid Akyuz, turku i cili mendohet të jetë pronari i jahtit

TIRANË- Të tjera detaje të rëndësishme janë zbuluar në lidhje me jahtin e braktisur 15 milje larg bregdetit shqiptar. Pas zbulimit të pronarit të vërtetë të jahtit, Dosja.al ka mundur të zbardh dhe dëshminë e tij.

Po ashtu mësohet se një pistë që po hetohet është një trafik i mundshëm drogë nga vendi ynë drejt Greqisë e Truqisë. Policia dhe Prokuroria e Lezhës në këtë pistë janë, pasi kanë dhe informacione nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Sot Policia ka mundur të gjejë pronarin e jahtit, Nemid Akyuz, i cili rezulton të jetë një biznesmen në fushën e tekstileve në Turqi. Nedim Akyuz, i shoqëruar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm i Ambasadës Turke në Shqipëri, ka zhvilluar një takim me drejtuesin e policisë së Lezhës, ku dhe ka dhënë shpjegime lidhur me intenerarin e jahtit lukzoz.

Në dëshminë që ka dhënë në polici gjatë pasdites së sotme Nedim Akyuz, ka treguar se jahti tashmë i bllokuar është pronë e tij. “Nga Korfuzi, pasi ka lënë në port familjen e vëllait, kapiteni i jahtit ka udhëtuar i vetëm në drejtim të Malit të Zi, ku në Budva është furnizuar me karburant dhe më pas, ka marrë rrugën sërish të kthimit drejt Korfuzit. Hera e fundit që kam biseduar me kapitenin e jahtit ka qenë data 6 shtator, ku ai më ka pohuar se ishte duke lundruar në ujërat Shqiptare, pranë zonës së Durrësit, por në det kishte jashtëzakonisht shumë erë dhe lundrimi po bëhej i vështirë…”, ka qenë kjo një pjesë nga dëshmia e tij.

Gjatë ditës së sotme Akyuz ka dorëzuar si provë disa dokumente që vërtetojnë pronësinë e jahtit, por në ditët në vijim ka premtuar se do verë në dispozicion dhe dokumente të tjera.

Jahti luksoz u gjet i braktisur  dy ditë më parë në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin. Brenda jahtit u gjetën 2 pasaporta turke, dhe njëra prej tyre i përket turkut Sevgin Yavuz. Policia ka nisur hetimet për fatin e pronarit të ketij mjeti lunrues, por nuk dihet asgjë për të.  Deri tani ka dyshimet se ai mund të jetë vrarë, por një pistë është që mund të ketë vdekur dhe natyralisht. Ndërkohë mësohet se ai kishte ardhur nga Mali i Zi dhe ishte i vetëm në Jaht.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment