Aktualitet

"Si hetim duhej të niste nga brenda, nga ka rrjedhur,"/ Rasti Qyno në Kushtetuese, Hoxha: Pas 16 muajsh, ky hetim nuk ka asnjë rezultat...

Hoxha i ftuar në "Çim Peka Live", tha se gjatë kohës që Qyno është mbajtur brenda është bërë kontroll në mjetin e tij, në redaksinë, është tentuar të gjenden celularët dhe më interesantja është përdorur IMSI-catcher, pasi kishte kohë që nuk përdorej për të gjetur telefonat e gazetarit, pasi nuk po ja gjenin dot.

10 Prill 2025, 21:33 Nga E. D
"Si hetim duhej të niste nga brenda, nga ka rrjedhur,"/ Rasti
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha duke folur ditën e sotme për rastin e Elton Qyno në Gjykatën Kushtetuese tha se si hetim duhej të niste nga brenda, nga ka rrjedhur. Hoxha i ftuar në "Çim Peka Live", tha se gjatë kohës që Qyno është mbajtur brenda është bërë kontroll në mjetin e tij, në redaksinë, është tentuar të gjenden celularët dhe më interesantja është përdorur IMSI-catcher, pasi kishte kohë që nuk përdorej për të gjetur telefonat e gazetarit, pasi nuk po ja gjenin dot. Ndër të tjera Hoxha tha se 8 muaj kanë hetuar prokurorët veten dhe pas 8 muajsh kanë dhënë dorëheqjen për konflikt interesi dhe janë dy prokurorë të tjerë që po hetojnë, Ols Dado dhe Bledar Maksuti.

"Si hetim duhej të niste nga brenda, nga ka rrjedhur, ndaj OPGJ-ve që kanë ata të BKH-së dhe deri në datën 13, prokurorët kanë hetuar veten, kanë sekuestruar telefonat e tyre, mjetet e tyre, kompjuterin e vet, se kështu thonë ata, por në fakt nuk kanë bërë asnjë gjë nga këta. Ata kanë shkuar drejt e te gazetari. E kanë thirrur në zyrat e SPAK dhe gazetari është mbajtur për 6 orë.Ne atë ditë kemi komunikuar me kolegë, familjarët të Qynos se nuk kishim asnjë kontakt. Telefonat e tij dilnin të hapur.

E di si thanë ata në proces, që gazetari donte vetë të rrinte brenda, si do ta provoni ju tha se, e mbajtëm ne gazetarin. Gjatë kohës që Qyno është mbajtur brenda është bërë kontroll në mjetin e tij, në redaksinë, është tentuar të gjenden celularët dhe më interesantja është përdorur IMSI-catcher, pasi kishte kohë që nuk përdorej për të gjetur telefonat e gazetarit, pasi nuk po ja gjenin dot.

Dhe shkuan tek lokali dhe filluan të shkulnin pllakat se mos ishin fshehur aty, në fakt celularët ishin tek banaku i lokalit, ku mund ti merrte kushdo. Të gjitha këto veprime u justifikuan me faktin se po hetojmë rrjedhjen e informacionit dhe po kërkojmë të gjejmë se kush, është njeriu brenda SPAK. I bastiset banesa e gazetarit dhe janë marrë edhe telefonat dhe tabletat e fëmijëve dhe janë mbajtur për 6 muaj. Ata vetë na kanë thënë se, të dhënat e telefonave janë klonuar, dhe avokatët kanë kërkuar që të shaktërrohen këto të dhëna.

8 muaj kanë hetuar prokurorët veten dhe pas 8 muajsh kanë dhënë dorëheqjen për konflikt interesi dhe janë dy prokurorë të tjerë që po hetojnë, Ols Dado dhe Bledar Maksuti. Pas 16 muajsh, ky hetim nuk ka asnjë rezultat dhe nuk është zbuluar nga është rrjedhë informacioni’, tha ndër të tjera gazetari," tha Gazetari. 

artan hoxha

Sondazh

Poll