10 Prill 2025, 21:10
Nga A.Ll
Protestat ne Bridizi kunder transferimit te emigranteve ne Gjader
BRINDISI – 40 emigrantë, të vendosur në Qendrat e Mbajtjes dhe Riatdhesimit (CPR) të ndryshme në Itali, do të duhej të transferoheshin në Shqipëri, në qendrën e Gjadrit, me anijen "Libra" që ditën e sotme.
Por papritmas, sot u njoftua që transferimi emigrantëve ishte shtyrë me 24 orë, pa u dhënë një arsye e saktë. Mesa duket protestat e shumta në Brindisi, prej nga do niseshin anijet, janë shkaku i vërtetë i shtyrjes.
Nisja e kësaj anijeje është planifikuar tashmë për mëngjesin e datës 11 prill 2025, dhe përveç emigrantëve, në bord do të jenë edhe 80 anëtarë të ekuipazhit.
Transferimi i emigrantëve ka ngjallur reagime të forta në Brindisi, ku një grup protestuesish nga sindikata Cobas shprehën kundërshtimin ndaj këtij veprimi. Ata e kanë quajtur këtë një "dëbim" dhe një tjetër dështim të politikave të qeverisë italiane.
Gjatë protestës në portin e Brindizit, sindikata ka akuzuar qeverinë e drejtuar nga Giorgia Meloni për përdorimin e këtyre metodave si një mjet për të mbushur qendrat që kishin mbetur bosh pas politikave të mëparshme.
Transferimi i emigrantëve në Shqipëri ka kaluar përmes një periudhe të trazuar ligjore. Gjatë muajve të fundit, tre gjykata italiane kanë pezulluar disa herë transferimet e emigrantëve në Shqipëri, duke i referuar çështjen në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian.
Megjithatë, në fund të marsit, Këshilli i Ministrave italian miratoi një dekret që lejon rikthimin e emigrantëve në Shqipëri, duke i vendosur ata në qendrat e paraburgimit administrativ përtej Adriatikut.
Ky transferim është një nga hapat e fundit të një procesi të gjatë dhe të kontestuar, që ka përfshirë ndërhyrje të ndryshme nga institucione të larta juridike dhe politikanë italianë.
qendrat e mbajtjes dhe riatdhesimit (cpr) 40 emigrantë protestat brindizi
Aktualitet
10 Prill 2025, 21:15
M.B
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot se një skandal ka ndodhur në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, ku &eum...
Aktualitet
10 Prill 2025, 21:00
M.B
Klodiana Lala dhe Ilir Proda
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot se një skandal ka ndodhur në Komisariatin nr. 2 në Tiranë...
Aktualitet
10 Prill 2025, 21:10
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në fillim të javës emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një ngjarje të rënd&eu...
Aktualitet
10 Prill 2025, 21:04
E. D
foto ilustruese
TIRANË- 4 shtylla të tensionit të Ulët në lagjen ‘Nato’ n...
Aktualitet
10 Prill 2025, 20:57
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë shtyrë seancën për rastin e gazetarit Elton Qyno teksa tru...
Aktualitet
10 Prill 2025, 20:11
A.Ll
ITALI - Një operacion i Guardia di Finanza në Parma ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar të moshës 28-vjeç...
Aktualitet
10 Prill 2025, 20:00
E. D
Xhamia
LIBRAZHD- Në Xhaminë e fshatit Dragostunjë në bashkinë e Librazhdit, është instaluar një sistem mo...
Aktualitet
10 Prill 2025, 20:00
A.Ll
Automjeti i aksidentuar ne Greqi
GREQI - Një automjet i drejtuar nga një shtetas shqiptar është përplasur me një mjet që...
Aktualitet
10 Prill 2025, 19:48
A.Ll
Kampi i emigranteve ne Gjader
Nga korrespondenti Domenico Palesse, Itali
Qendra e emigrantëve të Gjadrit i ngjan një blloku gjigant betoni,...
Aktualitet
10 Prill 2025, 19:32
A.Ll
Komunikimi i Mark Samson me nje vajze tjeter pas vrasjes se Ilarias
ROMA - Ndërkohë që Ilaria Sula ishte zhdukur, në fakt e vrar&...