Aktualitet

"Skandali i Komisariatit nr.2!" Arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s/ Gazetarja: Gjatë aksionit ka patur goditje të një ambjenti me lojëra fati

Ajo shtoi se pas arrestimit të Morinës, shefi i krimeve është transferuar dhe shefi i komisariatit është dorëhequr. Sipas saj, deri tani zoti Proda nuk ka bërë transparencë.

10 Prill 2025, 21:15 Nga M.B
"Skandali i Komisariatit nr.2!" Arrestimi i ish-efektivit të
Klodiana Lala

TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot se një skandal ka ndodhur në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, ku është "shkrirë" kupola drejtuese. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Lala tha se gjatë aksionit të arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morinës ka patur goditje të një ambjenti me lojëra fati. Ajo shtoi se pas arrestimit të Morinës, shefi i krimeve është transferuar dhe shefi i komisariatit është dorëhequr. Sipas saj, deri tani zoti Proda nuk ka bërë transparencë.

"Policia duhet të bënte transparencë për skandalin në Komisariatin nr. 2, kupola u fshi me një të rënë të lapsit. Largimet dhe tentativat për dorëheqje, transferimi i shefit të krimeve atje, kanë ndodhur pas arrestimit të Altin Morinës, ish efektiv i RENEA, i dyshuar për trafik narkotikësh dhe grup kriminal.

Gjatë këtij aksioni ka patur goditje të një ambjenti me lojëra fati. Kam dyshime se gjithçka po ndodh në Komisariatin nr. 2, lidhet me arrestimin e Altin Morinës. Shefi i krimeve është transferuar dhe shefi i komisariatit është dorëhequr. Deri tani zoti Proda nuk ka bërë transparencë. Mendoj se të gjithë efektivët janë nën një presion të jashtëzakonshëm. Policia nuk mund të funksionojë si bandë kriminale", tha Lala ndër të tjera.

klodiana lala

Sondazh

Poll