Aktualitet

Çfarë dyshohet? Agjentët e BKH kontrolle në një biznes në Elbasan, sekuestrohen dosje, kompjutera dhe celularët e punonjësve

Dyshohet se kompania ku janë kryer kontrolle ka përfituar tendera të shumtë, disa prej tyre të dyshuar në mënyrë të paligjshme nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit.

10 Prill 2025, 11:25 Nga r.ll
Çfarë dyshohet? Agjentët e BKH kontrolle në një
foto ilustruese

ELBASAN- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle ditën e sotme në një biznes në Elbasan i cili e ka veprimtarinë në fushën e ndërtimit. 

Dyshohet se kompania ku janë kryer kontrolle ka përfituar tendera të shumtë, disa prej tyre të dyshuar në mënyrë të paligjshme nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit. Po ashtu mësohet se janë sekuestruar, dosje, kompjutera dhe celularët e punonjësve të biznesit. 

Në kuadër të këtyre hetimeve, me urdhër të prokurorit të posaçëm të çështjes, agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në biznes të mbështetur edhe nga policia. SPAK po heton disa kompani ndërtimi me aktivitet jo vetëm në Elbasan por edhe në Tiranë e Durrës .

spak agjentet e bkh bkh ne elbasan

Sondazh

Poll