Aktualitet

Plagosje me armë zjarri te Rruga e Dibrës/ Qëlloi në këmbë 29-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori (EMRAT)

I plagosuri ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

10 Prill 2025, 09:17 Nga DOSJA
Plagosje me armë zjarri te Rruga e Dibrës/ Qëlloi në
foto ilustruese

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme te Rruga e Dibrës në kryeqytet. Sipas informacioneve, 32-vjeçari, Franci Canaj gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Gerald Hoxha. 

I plagosuri ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Policia identifikon dhe shpall në kërkim një 32-vjeçar që plagosi me armë zjarri një shtetas, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri.

Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

plagosje ne tirane franci canaj gerald hoxha

Sondazh

Poll