Aktualitet

Mbante të fshehur në banesë një armë zjarri, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pas kontrolleve të kryera në banesë. Atij iu gjetën në banesë 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, si dhe dhjetëra fishekë për armë zjarri kallashnikov.

10 Prill 2025, 09:54 Nga N.F
Mbante të fshehur në banesë një armë zjarri, arrestohet
Foto ilustruese

VLORË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Vlorë. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pas kontrolleve të kryera në banesë. Atij iu gjetën në banesë 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, si dhe dhjetëra fishekë për armë zjarri kallashnikov.

Policia bën me dije se i arrestuari është Brikel Alikaj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Në këtë kuadër, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, mbrëmjen e djeshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Nightfall 2”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Tragjas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, si dhe dhjetëra fishekë për armë zjarri kallashnikov. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

brikel alika

Sondazh

Poll