Aktualitet

"Ngricat na kanë dëmtuar 90% të produkteve", fermerët e Maliqit në protestë: Do bojkotojmë zgjedhjet nëse institucionet nuk marrin masa të na ndihmojnë

Fermerët i bëjnë thirrje qeverisë të ofrojë mundësinë e sigurimit të prodhimit bujqësor nëpërmjet kompanive private apo shtetërore.

10 Prill 2025, 10:47 Nga r.ll
"Ngricat na kanë dëmtuar 90% të produkteve",
protesta

MALIQ- Një protestë është organizuar ditën e sotme në fshatin Burimas në Maliq. Protesta e fermerëve të këtij fshati vjen pas rreth 4 ditëve me ngrica dhe temperaturash të ulëta. 

Ato shprehen se këto kushte atmosferike kanë shkaktuar dëme në rreth 90% të prodhimeve, kryesisht të mollës, qershisë dhe kumbullës.

Këto fermerë sigurojnë të ardhurat e tyre nëpërmjet bujqësisë, ndërsa i bëjnë thirrje qeverisë të ofrojë mundësinë e sigurimit të prodhimit bujqësor nëpërmjet kompanive private apo shtetërore.

Gjithashtu ata janë shprehur se do të bojkotojnë zgjedhjet nëse nga ana e institucioneve përkatëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre brenda 11 majit.

 

proteste ne maliq

Sondazh

Poll