Politike

‘Është bërë një mish-mash i madh’, Lubonja skanon Shqipërinë: Situata e pashpresë por jo serioze

16 Janar 2020, 21:59 Nga DOSJA
‘Është bërë një mish-mash i madh’, Lubonja

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka skanuar situatën politike shqiptarë, ku ka folur dhe për marrëveshjen e fundit dhe shton se situata është e pa shpresë. I ftuar sot në emisionin “Real Story”, Lubonja tha se opotiza është në kontradiksion në veprimet e saj politike, sipasi sipas tij ka thënë që nuk do ketë zgjedhje e sot po bën marrëveshje.

Më tej u shpreh se gjendja e sotme e Shqipërisë i kujton shprehjen e Churchillit gjatë luftës, i cilia tha situata në vend është e pashpresë, por jo serioze, qesharake.

Një kontradiktë e madhe vihet re mes dy forcave. Ervin Bushati thotë se ne jemi të kënaqur që u arrit marrëveshja. Kemi në krahun tjetër përfaqësuesin e PD zotin Bylykbashi që thotë se jemi në një krizë, edhe politike të thelluar. Atëherë më thoni ju mua se çfarë është kjo marrëveshje? Për mendimin tim, interesi i PS është që të thotë se kriza u kapërcye, Europa thotë kriza u kapërcye dhe do të hapim negociatat, për qëllime gjeo-politike e jo interesa të Shqipërisë. Tani halli i madh është tek opozita, që në njërën anë ndihmon në këtë kapërcim krize, nga ana tjetër kriza po thellohet tani o njëra o tjetra. Kjo tregon se opozita përdor dy gjuhë. Nëse do e bëjnë me ligj, atëherë duhet me parlament. Tani edhe brenda edhe jashtë, nuk shkon. Është qesharake që në Shqipëri nuk ka parlament dhe të dyja palët e kanë fajet. Është një mish mash. Situata është e pashpresë, por jo serioze e ka thënë Churchilli”, ishte kjo deklarata e Lubonjës.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dje në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike analiza e lubonjes fatos lubonja konsensusi i paleve per zgjedhoren situata politike ne shqiperi analiza e lubonjes fatos lubonja konsensusi i paleve per zgjedhoren situata politike ne shqiperi

Sondazh

Poll