Politike

Dashamir Shehi pesimist për marrëveshjen e re, kujton 2017-ën: U ndjeva keq kur pash veten të 11-tin në listë. Garova në

16 Janar 2020, 21:19 Nga DOSJA
Dashamir Shehi pesimist për marrëveshjen e re, kujton 2017-ën: U

TIRANË- Ish-deputeti, Dashamir Shehi, është treguar skepetik për marrëveshjen mes maxhorancës dhe opozitës, që do finalizohet me miratimin me konsesus të Reformës Zgjedhore. I ftuar sot në emisionin “Opinion”, Shehi tha se ulja në tavolinë nuk ishte zgjedhja më e mirë, pasi sipas tij nëse nuk ka zgjedhje të parakohshme nuk ka asnjë arritje.

Më tej foli dhe për listat e partive politike, duke thënë se është ndjerë keq në vitin 2017 kur e kishin vendosur në vendin e 11 dhe në një lagje që sipas tij është e kumunistëve.

Ne nuk kemi refuzuar ndonjëherë tryezën. Politika është kompromis i vazhdueshëm luftë kompromis nga një pozicion i ri. Diku do uleshim. Unë do të isha shumë entuziast sikur të shkonim vetëm përpara. Trajektorja jonë është vetëm zik-zak. Kemi gjithë një zgjidhje oportune, a është më e mira? Jo! Tani kemi hapur tavolinën dhe në fund do të shohim se çfarë do dali. Këtë mund ta bënim edhe një vit e gjysmë më përpara, kjo tryezë mos bëhej dhe asnjëherë. Ne do gjykojmë që nga kjo tryezë do dali diçka pozitive, ne besojmë që po. Me sa shikoj unë sistemi do jetë vështirë për tu ndryshuar. Interesat e dy palëve nuk janë për tu ndryshuar. PS nuk ka interes dhe në krahun tonë, për përshpejtimin e një palë zgjedhjeve të parakohshme, po e harrojmë sistemin. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë përfshirë në atë dokument, në këtë që janë publike. Po të shkojmë deri në 2021 me këtë, shqiptarët nuk ka fituar ndonjë gjë të madhe. Të pres tek lista për një si puna ime është e trishtueshme. Kam kaluar ditën më të vështirë të jetës sime. Më vunë në një numër, 11 dhe në një lagje komunistësh. Jam ndjerë shumë keq”, u shpreh ish-deputeti.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dje në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll