Politike

Marrëveshja e partive shqiptare në Presheve, Rama falenderon Cakajn: Bravo Gent

16 Janar 2020, 20:54 Nga DOSJA
Marrëveshja e partive shqiptare në Presheve, Rama falenderon Cakajn:

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas marrëveshjes së partive shqiptare në Serbi. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se kjo është një marrëveshje super dhe për këtë falenderon Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakajn.

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shkruan se bashkimi bën fuqinë dhe shpreson për fitore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Super! Bravo Gent dhe përgëzime miqve nga Presheva? Bashkimi bën fuqinë??”, shkruan Rama.

Ky është reagimi i parë i Ramës në publik, ku mbështet Gent Cakajn, pasi prej kohësh burime nga qeveria bëjnë me dije se marrëdhënia mes tyre është ftohur. Sot në Tiranë, Gent Cakaj ka pritur krerët e partive shqiptare në Preshevë dhe ata kanë nënshkruar një marrëveshje që në zgjedhje te ardhshme të jenë të bashkuar dhe të kenë një listë të përbashkët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gent cakaj partite shqiptare ne presheve edi rama gent cakaj partite shqiptare ne presheve

Sondazh

Poll