Art&Argëtim

Ndarja nga jeta e Xhevdet Ferrit, Zef Deda: Pusho i qetë artist, do i mungosh familjes, kolegëve e spektatorëve

16 Janar 2020, 21:35 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Xhevdet Ferrit, Zef Deda: Pusho i qetë artist, do i

TIRANË- Aktori i humorit, Zef Deda, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Xhevdet Ferri. Në një postim në mediat sociale, Deda shkruan se vdekja e Ferrit është një dhimbje e madhe dhe një lajm i trishtë që ia kishte dëgjuar sot. Në fund shton se Ferri do u mungojë dhe spektatorëve që aq shumë e duartrokitën.

Kjo foto eshte shkeputur nga filmi “Gjurme ne kaltersi”, viti 1981. Bashke me Xhevdet Ferrin xhiruam nje nga filmat me te veshtire te asaj kohe, me kushtet qe kishte kinematografia shqiptare. E kujtova me mall kete moment, sepse nje lajm i trishte erdhi sot. Xhevdet Ferri nuk jeton me. Keqardhje e madhe, dhimbje per familjen, per koleget dhe per spektatorin qe aq shume e duartrokiti. Pusho ne paqe i dashur Xhevdet. I perjetshem qofte kujtimi dhe arti yt, artist”, shkruan Zef Deda.

Ditën e sotme ndërroi aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri. Ai vuante oprej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht në moshën 59- vjeçare. Xhevdet Ferri i njohur në rrethim e miqve të ngushtë dhe si Xhoda, do të prehet në varrezat e Sharrës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture vdes xhevdet ferri xhevdet ferri zef deda vdes xhevdet ferri xhevdet ferri zef deda

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Janar 2020, 11:45

Memorie.al publikon disa pjesë nga ditari i Kaso Hoxhës me origjinë nga fshati Markat i Sarandës, i cili pasi vuajti dhjetë vjet në burgjet politike të Enver Ho...