“Gjërat nuk kanë shkuar mirë”, mikesha e çiftit zbulon pse Harry dhe Meghan u larguan nga Pallati Mbretëror
16 Janar 2020, 13:04Nga DOSJA
BRITANI E MADHE- Tërheqja e tyre nga familja mbretëroe që të jetojnë vetëm, jo më si njerëzit më të rëndëishëm të Anglisë, ka krijuar shumë polemika dhe debate në mbarë botën.
Mediat e huaja kanë shkruar se një prej mikeshave të Meghan dhe Harryt ka deklaruar se nëse raportet në Pallatin Mbretëror do të ishin më të mira, ndoshta nuk do të ndodhte kjo që po shohim sot.
“Nëse marrëdhëniet do të kishin qenë më të mira, gjërat do të kishin qenë ndryshe. Ata nuk donin ta menaxhonin kështu situatën, por Meghan dhe Harry u detyruan. Ka shumë hatërmbetje në atë familje çdo gjë është toksike. Meghan dhe Harry nuk u mbështetën dhe nuk u përkrahën mjaftueshëm nga familja.”-shprehet ajo.
Kujtojmë që dy vëllezërit Harry dhe William publikuan një deklaratë për shtyp ku sqaronin se thashethemet që William “bullizoi” Harry-n dhe Meghan deri sa i detyroi të largoheshin, nuk është aspak e vërtetë duke e kundërshtuar kategorikisht.
“Pavarësisht mohimeve të qarta, në një gazetë britanike u botua një artikull që aludonte mbi marrëdhënien e Dukës së Sussex dhe Dukës së Cambridge. Për vëllezërit që angazhohen kaq shumë në çështjet e shëndetit mendor, gjuha nxitëse e përdorur është ofenduese dhe me shumë mundësi e dëmshme,” shkruhej në deklaratë.
Ndërsa vetë mbretëresha ka thënë se ky vendim u përket atyre, nëse duan të jetojnë në mënyrë të pavarur.
“Edhe pse do të donim që ata të qëndronin për të punuar me kohë të plotë si pjesëtarë të familjes mbretërore, e respektojmë dhe kuptojmë dëshirën për të jetuar një jetë të pavarur,” tha ajo.
Formati i ri televiziv që do të prezantojë Luana Vjollca është mjaft i ngjashëm me një emision të huaj që transmetohej rreth 20 vite më parë edhe në Shqipëri.I ...
Art&Argëtim16 Janar 2020, 11:45
Memorie.al publikon disa pjesë nga ditari i Kaso Hoxhës me origjinë nga fshati Markat i Sarandës, i cili pasi vuajti dhjetë vjet në burgjet politike të Enver Ho...
KOSOVË– Mozzik dhe Loredana janë në një situatë aspak të këndshme. pas intervistës së Loredana Zefit në NIN, Mozzik reagoi keq ndaj ish-gruas së tij,...
MBRETËRI E BASHKUAR- Dukesha dhe duka i Sussexx u larguan pak kohë nga familja mbretërore, për të ndërtuar një jetë të pavarur financiarisht, në Amerikën e...
TURQI– Pak kohë më parë, Genta Ismajli pohoi se ishte në ditët më të lumtura të jetës së saj, dhe pas kësaj lumturie fshihej biznesmeni turk, Hasan që i kishte ...
TIRANË– Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi një video, ku shfaqej ish-Miss Albania Trejsi Sejdini e përfshirë në një sherr banal, në mes të rrugës. Një s...
“L’Humanité” ka botuar, të hënën e 9 marsit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe pritjen e tij nga Esat Pashë Topta...
TIRANË– Juristja Eni Çobani disa kohë më parë kërcënoi aktorin e humorit, Agron Llakajn se do e hidhte në gjyq, pasi ky i fundit e imitoi në emision...