Art&Argëtim

‘Për mua nuk ka vdekur’, Saimir Kumbaro tregon e fundit me Xhevdet Ferrin: Sa po kishte mbaruar kurën anti-kancer, “ia h

16 Janar 2020, 20:10 Nga DOSJA
‘Për mua nuk ka vdekur’, Saimir Kumbaro tregon e fundit me

TIRANË- Regjisori Saimir Kumbaro, ka folur për vdekjen e kolegut të tij, Xhevdet Ferrit. Në një lidhje telefonike në Report TV, ka treguar bisedën e fundit me Xhodën e çfarë i kishte thënë për sëmundjen. Kumbaro shprehet e Ferri kohët e fundit ka qenë shumë i gëzuar se ishte bërë gjysh, e më tej shprehet se ëpr të nuk ka vdekur, pasi sipas tij Xhevdeti do mbetet përjetë në ekran. 

Xhevdetin e njoh që të ri që kur luante teatër në Durrës, pastaj erdhi në Tiranë. Xhoda ka një gamë të gjerë në fushën e artit, ka arritur që të jetë dekan, drejtor i teatrit, dy herë kryetar i QKF, ndërsa si role ka një galeri të paharrueshëm. Për mua ishte një aktor shembullor, i plani dramatik, ka qenë jo vetëm i devotshëm për cdo kërkesë që i kam bërë dhe pilotoi avionin MIG-17. Për mua Xhevdeti nuk ka vdekur, ka vdekur fizikisht, por do të mbetet në ekran. Ishte djalë i kompletuar, i kulturuar. Brezat ndërrohen, por jo në këtë moshë, është shumë dramatike, është lajm tronditës dhe tragjik, 59-vjeç është shumë i ri.

Njeriu nuk ka moshë. Xhevdein e takova dy muaj më parë, pimë kafe bashkë, sa po kishte mbaruar kurën anti-kancer, “ia hodha” më tha, ishte gjithë optimizëm. Ky lajm më ka tronditur, sot e kujtova, dikush më tha se sot është në koma, mos thashë! Ishim në një komision dhe vendosëm cili do të shkojë për Oscar, vendosëm ‘Delegacionin’ ku Xhoda ka një rol kryesor. Ai së shpejti konkurron për Oscar. Xhevdeti ka marrë çmime shumë. Ka një gamë të madhe rolesh. Ngushëlloj familjen e tij, ndërsa së fundmi vajza e gëzoi shumë se e bëri gjysh. Dua të them se ai rrjedh nga një familje patriotike” tha ai.

Ditën e sotme ndërroi aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri. Ai vuante oprej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht në moshën 59- vjeçare. Xhevdet Ferri i njohur në rrethim e miqve të ngushtë dhe si Xhoda, do të prehet në varrezat e Sharrës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture saimir kumbaro vdes xhevdet ferri xhevdet ferri saimir kumbaro vdes xhevdet ferri xhevdet ferri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Janar 2020, 11:45

Memorie.al publikon disa pjesë nga ditari i Kaso Hoxhës me origjinë nga fshati Markat i Sarandës, i cili pasi vuajti dhjetë vjet në burgjet politike të Enver Ho...