Kinematografia në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 59- vjeçare aktori i mirënjohur Xhevdet Ferri, interpretimi brilant tek “
16 Janar 2020, 17:23Nga DOSJA
TIRANË– Ka ndërruar jetë sot aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri. Ai vuante oprej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht në moshën 59- vjeçare. Xhevdet Ferri i njohur në rrethim e miqve të ngushtë dhe si Xhoda, do të prehet në varrezat e Sharrës, e mësohet se ceremonia mortore do të bëhet nesër në orën 13:00.
Kush ishte Xhevdet Ferri?
Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”,. Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student. Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student.
Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e drames dhe më pas mbetet pedagog i mjeshterise se aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademive. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik (rreth 13 role).
Role te tjera te spikatura per aktorin Xhevdet Ferri jane edhe ai i Artanit ne “Sketerre 43`” (1980); Pali ne “Besa e kuqe” (1982); Sandri ne “Vendimi” (1984); trimi ne “Perralle nga e kaluara” (1987); Martini ne “Treni niset ne 7 pa pese” (1988); Gjon Kadri ne “Vitet e pritjes” (1990); Me rolin e Sakos, ne filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin serish ne nje pike te larte artistike te interpretimit.
Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendres Kombetare te Kinematografise, duke e marre serish kete post ne vitin 2006. Ndersa ne vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombetar. Eshte specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford. Në periudhen kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor. Ne vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate.
(A.M. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Më 30 maj 2019, kur opozita e bashkuar kishte djegur mandatet, kryedemokrati Lulzim Basha, zhvilloi një tur takimesh nëpër të gjithë Shqipërinë. Pa...
TIRANË-Personazhet e showbizzit shqiptar tërheqin gjithmonë vëmendjen me detajet nga jeta e tyre. Ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale nga ku postojnë...
BRITANI E MADHE- Tërheqja e tyre nga familja mbretëroe që të jetojnë vetëm, jo më si njerëzit më të rëndëishëm të Anglisë, ka krijuar shumë polemika dhe debate ...
Formati i ri televiziv që do të prezantojë Luana Vjollca është mjaft i ngjashëm me një emision të huaj që transmetohej rreth 20 vite më parë edhe në Shqipëri.I ...
Art&Argëtim16 Janar 2020, 11:45
Memorie.al publikon disa pjesë nga ditari i Kaso Hoxhës me origjinë nga fshati Markat i Sarandës, i cili pasi vuajti dhjetë vjet në burgjet politike të Enver Ho...
KOSOVË– Mozzik dhe Loredana janë në një situatë aspak të këndshme. pas intervistës së Loredana Zefit në NIN, Mozzik reagoi keq ndaj ish-gruas së tij,...
MBRETËRI E BASHKUAR- Dukesha dhe duka i Sussexx u larguan pak kohë nga familja mbretërore, për të ndërtuar një jetë të pavarur financiarisht, në Amerikën e...
TURQI– Pak kohë më parë, Genta Ismajli pohoi se ishte në ditët më të lumtura të jetës së saj, dhe pas kësaj lumturie fshihej biznesmeni turk, Hasan që i kishte ...