Politike

Rama prezanton strategjinë e punësimit/ Kryeministri: Jemi duke punuar për të ndërtuar një partneritet në industrinë ushtarake

Gjatë fjalës së tij Rama me batuta sjelli në vëmendje praninë e një prej sipërmarrëseve të njohura, Arielës, në fushën e strategjisë ushtarake.

9 Prill 2025, 18:26 Nga DOSJA
Rama prezanton strategjinë e punësimit/ Kryeministri: Jemi duke punuar
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme strategjinë e punësimit në tregun e punës me objektiv zhvillimin e arsimit profesional në ambientet e Tirana Industrial Park. Gjatë fjalës së tij Rama me batuta sjelli në vëmendje praninë e një prej sipërmarrëseve të njohura, Arielës, në fushën e strategjisë ushtarake. Kryeministri u shpreh se janë duke punuar me Arielën për të ndërtuar një partneritet në industrinë ushtarake.

"Unë kam një mendim që dua ta ndaj me ju, që jeni nga ana tjetër e këtij sheshi. Unë vë një bast me këta dy që janë këtu nga dy krahët e mi, se sa nga ju duan të ikin tani nga i ftohti. Unë e fitoj bastin me diferencë shumë të thellë. Ndjesë për këtë orë të ditës dhe për këtë mot të çuditshëm në këtë orë të ditës.

Dua të them vetëm disa gjëra kyçe mbi situatën e punës në tërësi, dhe për mua është shumë optimiste që është një kthesë për të cilën ne jemi përpjekur për një kohë të gjatë dhe tanimë ajo është në dinamikën e vet. Kur hyra këtu, pashë Arielën që është në radhën e parë, e cila është themeluesja e një sipërmarrjeje shumë të guximshme, që në momentin e parë mund të jetë dukur si një aventurë. Përveç të atit të saj, nuk mendoj se dikush tjetër ka menduar se ishte normale. Jemi duke punuar me Arielën për të ndërtuar një partneritet në industrinë ushtarake."-tha Rama 

edi rama

Sondazh

Poll