9 Prill 2025, 17:22
Nga M.B
Blendi Gonxhja
TIRANA- Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja tha sot në ceremoninë e pritjes së rezidentëve të parë nga Franca, Tunizia, Libani, Malta, Italia e vende të tjera, se “Vila 31 x Art Explora” sjell bashkëjetesën e kujtesës historike me krijimtarinë e gjallë të së tashmes. Gonxhja tha se transformimi i “Vilës 31”, është shembull i përkushtimit për të promovuar artin dhe kulturën si motorë të zhvillimit ekonomik, forcimit të identitetit dhe rritjes së ndikimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare kulturore.
Sipas tij, një vëmendje shumë të rëndësishme merr promovimi i artistëve të rinj vendas, duke i mbështetur në rrugëtimin e tyre krijues dhe duke i krijuar hapësira ku ata mund të shprehin veten dhe të ekspozojnë veprat e tyre. Gjithashtu ai tha se krijimi i një skene kulturore vibrante, dinamike, provokuese është kryefjala e ditëve që po jetojmë dhe atyre që do të vijnë.
“ArtExplora nga vetë emri, qëllimi, ngjall eksplorimin krijues dhe ndërveprues mes vendeve dhe komuniteteve duke rrëzuar hierarkitë, ashtu siç punët e artistëve që do t’i përjetojmë sot, fryt i misionit të Vilës 31, ku sot bashkëjetojnë shpirtra të lirë nga e gjithë bota, brenda mureve ku dikur ekzistonte vetëm një fantazi – ajo e antilirisë.
Këtë vit, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka mbështetur përmes Programit Kombëtar të Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë, dhjetëra artistë e aktivitete që do të zhvillohen te Vila Art Residence, edhe më gjerë. Qeveria shqiptare e ka bërë kryefjalë mbështetjen dhe bashkëpunimin me skenën artistike, me politika kulturore dhe me investimin, besimin e shtetit tek shprehia krijuese bashkëkohore. Besojmë fort se kultura është jo vetëm mjet i kujtesës, por edhe themel për të ndërtuar një të ardhme më të hapur, më të lirë dhe më gjithëpërfshirëse.
Kjo lëvizje dhe frymë vjen përmes lidhjes së ndërtesave të trashëgimisë kulturore, programeve artistike, por po ashtu dhe me inaugurimin e hapësirave të reja të cilat i vihen në funksion skenës së pavarur. Nuk ka asgjë më efektive sesa kur një shoqëri vetëreflekton, vetëkorrigjohet, hapet ndaj një katarsisi konstant kulturor e artistik, liron vetveten nga klaustrofobia lokaliste dhe emancipohet përmes artit”, tha Gonxhja.
blendi gonxhe
Politike
9 Prill 2025, 17:04
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kreyministri Edi Rama u është përgjigjur disa komentuesve në episodin e 38-të të rubrikës “S...
Politike
9 Prill 2025, 16:54
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook....
Politike
9 Prill 2025, 16:40
M.B
Belinda Balluku
KUÇOVA- Nënstacioni elektrik i Kuçovës po i nënshtrohet një rikonstruksioni të thellë. Ndë...
Politike
9 Prill 2025, 16:01
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kritukuar ashp&e...
Politike
9 Prill 2025, 16:05
M.B
Momenti i dhënies së medaljes
TIRANA- U inaugurua sot "Art Explora" ose e njohur ndryshe si vila 31 e ish-diktatorit Enver Hoxha p...
Politike
9 Prill 2025, 15:57
M.B
Foto nga takimi
TIRANË- Presidenti francez Emanuel Macron do të jetë në Tiranë në muajin maj, në vizit&eum...
Politike
9 Prill 2025, 15:40
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja morën pjesë n&...
Politike
9 Prill 2025, 14:50
I.A
Albana Vokshi
STRASBURG- Deputetja demokrate Albana Vokshi ngriti shqetësimin për sulmin që po i bëhet demokracisë në Shqip&e...
Politike
9 Prill 2025, 13:46
STRASBURG- Parlamenti Europian zhvilloi një seancë dëgjimore historike për situatën në Shqipëri përpara zgjedhjeve par...
Politike
9 Prill 2025, 14:29
I.A
Kryeministria
TIRANË- Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për heqjen e vizave turistike për 5 shtete. Mwsohet se në mbledhjen e K&...