Politike

"Si futet Shqipëria në Europë me depozita uji në tarracë e pa drita?"/ Rama replikon me qytetarin: Jam i bindur që të duket vetja shumë i zgjuar! E ke dëgjuar ti BE-në kur thotë...

Rama me ironi iu përgjigj duke i thënë kometuesit që i duket vetja shumë i zgjuar që bënë këtë lloj komenti ofendues.

9 Prill 2025, 17:04 Nga E. D
"Si futet Shqipëria në Europë me depozita uji në
Edi Rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama u është përgjigjur disa komentuesve në episodin e 38-të të rubrikës “Sy më Sy”.  Një ndër komentuesit e kritikoi kryeministrin për situatën e vendit, duke thënë: “Si futet Shqipëria me depozita uji në tarracë, e pa drita. Je i madh Ramso. Edhe Nastradini do të kishte zili.” 

Por Rama me ironi iu përgjigj duke i thënë kometuesit që i duket vetja shumë i zgjuar që bënë këtë lloj komenti ofendues.

Qytetari: Ramso, si futet Shqipëria në Europë me depozita uji në tarracë e pa drita? Je gjigant Ramso, edhe Nastradini do të të kishte zili

Rama: Ty Elton, jam i bindur që të duket vetja shumë i zgjuar që bënë këtë lloj komenti ofendues dhe gajasesh, por mua sa më shumë kalojnë vitet, aq më pak i zgjuar më duket vetja. Kështu që nuk po të them se çfarë mendoj për komentin tënd për hyrjen e Shqipërisë në BE, por po të pyes ty: po BE-në do ta kishte zili vallë Nastradini, meqë do të na fusë në gjirin e saj sa më parë. E ke dëgjuar ti BE-në kur thotë duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë brenda vitit 2027? Apo edhe kjo të bën për të qeshur ty, meqë sipas teje nuk kemi drita?

edi rama

Sondazh

Poll