Politike

“Keni 12 vite në pushtet”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Bëj ato që them dhe them ato që bëj! Po të isha si bufi nuk do na merrte askush seriozisht...

Rama iu përgjigj duke i thënë se ai nuk premton si PD, por bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Rama gjithashtu theksoi se nuk ka asnjë ngjashmëri me Sali Berishën, teksa bën krahasimin e Shqipërisë me periudhën kur në pushtet ishte PD dhe me periudhën kur në pushtet erdhi PS.

9 Prill 2025, 16:54 Nga E. D
“Keni 12 vite në pushtet”/ Rama i përgjigjet komentuesit:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook. Një ndër komentuesit i dretohej Ramës duke i thënë "Po boll se keni 12 vjet në pushtet dhe premtoni njëlloj si bufi”.

Rama iu përgjigj duke i thënë se ai nuk premton si PD, por bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Rama gjithashtu theksoi se nuk ka asnjë ngjashmëri me Sali Berishën, teksa bën krahasimin e Shqipërisë me periudhën kur në pushtet ishte PD dhe me periudhën kur në pushtet erdhi PS. Po ashtu Kryeministri theksoi se po të ishte si Berisha askush nuk do e merrte Shqipërinë serriozisht. 

Komentuesi: Po boll se keni 12 vjet në pushtet dhe premtoni njëlloj si bufi. 

Rama: Jo, Vladimir, unë nuk kam 12 vjet që premtoj, po kam 11 vjet e 6 muaj që bëj ato që them dhe them ato që bëj. Se po të isha si bufi, edhe Shqipëria do ishte si e bufit, një vend që s’e merrte askush seriozisht, një vend i zhytur në borxhe dhe në kriminalitet, me mbi 100 e kusur vrasje në vit, me qytete të rrënuara nga harresa, me një turizëm që mbahej gjallë vetëm nga patriotizmi shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni. Po sot? Sot vetëm kush nuk do të shohë, nuk sheh dhe s’ka më të verbër se ai që i ka sytë, por refuzon të shikojë. Apo më shurdh se ai që i ka veshët, por nuk do e nuk do që të dëgjojnë.

edi rama

Sondazh

Poll