9 Prill 2025, 11:46
Nga I.A
Bledar Maksuti
TIRANË- Diskutimet në Gjykatën Kushteuese në lidhje me çështjen e gazetarit Elton Qyno janë zbardhur ditën e sotme. Gjatë seancës, prokurori i SPAK Bledar Maksuti ka deklaruar se ka gazetarë që para se të publikojnë një material sekret, u kanë kërkuar leje prokurorëve.
Kjo deklaratë e Maksutit ka tërhequr vëmëndjen e kryetares së Kushtetueses Holta Zaçaj, e cila e pyeti nëse ka një bazë ose dispozitë ligjore që gazetarët duhet të marrin leje nga SPAK për të publikuar informacionet sekrete që disponojnë. Por prokurori më tej theksoi se nuk ka asnjë bazë ligjore për këtë çështje, por vetëm detyrim morak dhe etik.
Pjesë nga diskutimi:
Gjyqtarja: Kishte mundësi që kërkuesi ta dinte që kishte një hetim në lidhje me të gjithë këtë informacion?
Prokurori: Në këtë rast kemi të bëjmë dhe me një anë subjektive të vetë shtetasit apo të themi gazetarit duke qene se është një gazetar i vjetër kronike… Ka pasur të gjithë eksperiencat apo informacionet e duhura për të shtuar çfarëdo lloj informacioni që dispononte dhe në thonjëza të bënte çfarë të donte. E përmenda dhe më parë gjatë pyetjeve që i bëra mbrojtjes, kemi pasur dhe raste të tjera kur gazetarë të të njëjtit nivel të hetimit kanë pasur në dorë informacione të tilla dhe kanë ardhur dhe na kanë kontaktuar: ky informacion a është i vërtetë dhe a mund ta publikojmë, ju prish punë apo jo?
Gjyqtarja: Ekziston si detyrim ligjor ky? Mund të na citoni dispozitën ligjore? Pra, jemi në kushtet e kundërligjshmërisë nëse ai nuk vjen ta konfirmojë me ju këtë gjë? Pra, jemi në kushtet e praktikës, është thjesht një praktikë apo kemi detyrim ligjor që nuk është zbatuar?
Prokurori: Nuk flasim për detyrim ligjor. Nuk është asnjëlloj detyrimi ligjor, po flas për detyrim etik. Balancë që formohet shpesh nga mbrojtja. Ne jemi ruajtës të etikës, ruajtës të burimit, që ne nuk e kërkojmë burimin. Në fakt ne e kërkojmë nëse është pra subjekti jonë, burimi gazetaresk apo ruajtës së interesit publik dhe cënim.
Gjyqtarja: Për cënim të etikës mund të ketë veprime nga ana e prokurorisë në këtë drejtim?
Prokurori: Jo znj. Kryetare. Nuk i kemi ato atribute. Mund të ketë nga ana e gazetarëve apo ndonjë …. Tjetër shtetëror kushtetues, por ne se kemi. Ne veprojmë vetëm me rrjedhjen e informacionit….
Gazetari Elton Qyno u procedua për nxjerrje sekreti hetimor të disa artikujve me informacione nga dosjet e SPAK për krimin e organizuar dhe që të dhënat sipas SPAK konsideroheshin sekrete hetimore. Sipas SPAK, materialet e publikuara në media, përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë në aplikacionin “Sky” dhe për këtë arsye, Elton Qynos, i është kërkuar të tregonte burimin sesi i kishte siguruar materiale të tilla që ishin pjesë e akteve hetimore. Por gazetari e konsideroi këtë kërkesë si shkelje ligjore pasi një gazetar nuk mund të tregonte burimin, ndërsa për orë të tëra, iu privua edhe liria duke u shtrënguar të tregonte personin që i dha dosjen./Dosja.al
elton qyno bledar maksuti
Aktualitet
9 Prill 2025, 12:00
r.ll
vendngjarja, ilaria sula
ITALI- Prindërit e Ilaria Sulës, Flamur dhe Gëzime Sula kanë folur lidhur me vrasjen e vajzës së tyr...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:43
r.ll
flamur dhe gezime sula
ITALI- Prindërit dhe vëllai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula e cila u vra me thikë nga ish-i dashuri kan&e...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:45
N.F
Darment Keli
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Darment Kelin dhe e ka çuar pr gjykim të riun për vep...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:13
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Agjencia e Inteligjencës Financiare ka identifikuar 13 skemat e pastrimit të parave të përdorura vitin e k...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:30
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Një 72-vjeçar është gjetur ditën e djeshme i pajetë në banesën e tij në K...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:24
N.F
Zjarri
TIRANË- Një motor është përfshirë mesditën e sotme nga flakët në Tiranë. Ngjarja mësohet...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:16
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Vit pas viti përqindja e të rinjve që marrin mësime ose kurse online po rritet. Sipas të dhënave...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:16
r.ll
ITALI- Ditën e nesërme në Portin e Shëngjinit pritet të mbërrijnë 40 emigrantë të dëbuar nga shteti ita...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:05
N.F
Foto ilustruese
VLORË- Një 48-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Vlorë. Arrestimi i tij ...
Aktualitet
9 Prill 2025, 10:52
N.F
Foto ilustruese
HAS- Kërkimet për 27-vjeçarin Ajet Lleshi kanë vijuar edhe ditën e sotme. I riu prej tre ditësh &...