Aktualitet

Fshihte drogë në lokalin e tij, vihet në pranga 48-vjeçari në Vlorë, sekuestrohen 55 doza kokaine dhe municione luftarake

Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pas një kontrolli në lokalin e tij ku iu gjetën doza droge. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari i ndante dozat e drogës dhe më pas i shiste.

9 Prill 2025, 11:05 Nga N.F
Fshihte drogë në lokalin e tij, vihet në pranga 48-vjeçari
Foto ilustruese

VLORË- Një 48-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Vlorë. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pas një kontrolli në lokalin e tij ku iu gjetën doza droge. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari i ndante dozat e drogës dhe më pas i shiste.

Nga ky operacion janë sekuestruar 55 doza kokainë si dhe 10 fishekë luftarakë. 48-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë inteligjencës policore. Fshihte kokainën në lokalin e tij dhe e ndante në doza për shitje, vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohen 55 doza kokaine dhe municion luftarak.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në kuadër të veprimeve operacionale për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe kreu kontroll në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia”, Vlorë, në posedim të një shtetasi që dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike. Si rezultat u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. T, 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë.

Gjatë kontrollit personal dhe në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të ndara në 55 doza, si dhe 10 fishekë luftarakë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”.

droge ne vlore arrestohet 48-vjeçari me droge

Sondazh

Poll