9 Prill 2025, 11:43
Nga r.ll
flamur dhe gezime sula
ITALI- Prindërit dhe vëllai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula e cila u vra me thikë nga ish-i dashuri kanë folur në një intervistë për mediat italiane për humbjen e vajzës së tyre. Flamur, Gëzime dhe Leon Sula kanë kërkuar që autori, Mark Samson, 23 vjeç të dënohet me burgim të përjetshëm
“Ai duhet të kalbet në burg përjetë. Atë që ai i bëri asaj, nuk ua bëjnë kafshëve. Vajza jonë nuk ishte objekt dhe ai e hodhi si të ishte një e tillë. Nuk ishte një triko, nuk ishte një palë këpucë, ishte njeri”, tha babai i Ilarias, pasi i riu e hodhi trupin e pajetë të Ilarias në një shkëmb pasi e vrau dhe e futi në një valixhe.
Flamur Sula, gjatë intervistës tha se vajza e tij ishte një studente e shkëlqyer dhe kishte shumë ëndrra dhe aspirata për të ardhmen, por ajo e humbi jetën në një mënyrë tragjike. Ai e përshkroi Ilarian si një vajzë që kishte arritur shumë dhe që priste të merrte titullin e diplomës në fushën e statistikave financiare këtë vit. Nëna, Gëzimja, ka treguar se e bija i kishte lajmëruar se do vinte ti takonte, por kur i vëllai kishte shkuar ta priste në stacionin e trenit, ajo nuk kishte ardhur.
“E prisnim atë fundjavë. Vëllai i saj shkoi ta merrte në stacion, treni mbërriti dhe u largua përsëri dhe Ilaria nuk ishte aty. Ne u përpoqëm ta telefononim, por telefoni i saj ishte i fikur. Aty kuptuam se diçka kishte ndodhur”, tha ajo.
Për sa i përket nënës së Mark Samsonit, e cila rrëfeu se e kishte ndihmuar të birin të fshinte gjurmët e gjakut në dhomën e tij, pasi kishte vrarë Ilarian, prindërit e kësaj të fundit shprehen se ajo nuk duhet kurrë ta kishte bërë diçka të tillë. Ata kërkojnë që ajo të mbahet përgjegjëse për ndihmën e ofruar në fshehjen e krimit.
“Si mund ta bësh një gjë të tillë? Ajo duhet të kishte thirrur për ndihmë, një ambulancë, policinë. Mos ta ndihmonte të pastrojë të gjitha, të mbulojë krimin. Ajo nuk është nënë”, u shpreh Flamur Sula.
flamur sula ilaria sula gezime sula vrasje ne itali
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:45
N.F
Darment Keli
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Darment Kelin dhe e ka çuar pr gjykim të riun për vep...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:13
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Agjencia e Inteligjencës Financiare ka identifikuar 13 skemat e pastrimit të parave të përdorura vitin e k...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:30
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Një 72-vjeçar është gjetur ditën e djeshme i pajetë në banesën e tij në K...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:24
N.F
Zjarri
TIRANË- Një motor është përfshirë mesditën e sotme nga flakët në Tiranë. Ngjarja mësohet...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:16
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Vit pas viti përqindja e të rinjve që marrin mësime ose kurse online po rritet. Sipas të dhënave...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:16
r.ll
ITALI- Ditën e nesërme në Portin e Shëngjinit pritet të mbërrijnë 40 emigrantë të dëbuar nga shteti ita...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:05
N.F
Foto ilustruese
VLORË- Një 48-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Vlorë. Arrestimi i tij ...
Aktualitet
9 Prill 2025, 10:52
N.F
Foto ilustruese
HAS- Kërkimet për 27-vjeçarin Ajet Lleshi kanë vijuar edhe ditën e sotme. I riu prej tre ditësh &...
Aktualitet
9 Prill 2025, 10:58
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Besimi i ndërjellë, koordinimi dhe bashkëpunimi, si dhe përparimi në dialogun me Serbinë jan&eum...
Aktualitet
9 Prill 2025, 10:33
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar së fundmi një operacion antidrogë në zonën e Barit. Nga ky operaci...