9 Prill 2025, 11:45
Nga N.F
Darment Keli
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Darment Kelin dhe e ka çuar pr gjykim të riun për veprën penale ‘Vrasje me dashje’. Keli u vendos në pranga pasi goditi me thikë për vdekje Amarildo Hoxhallarin.
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 24 gusht të vitit të kaluar. Viktima së bashku me një mik të tij dyshohet se ngacmuan me fjalë të fejuarën e Darment Kelit. I riu mësohet se e ka parë këtë skenë nga ballkoni dhe menjëherë ka zbritur poshtë për tu takuar me ta.
Ai ka deklaruar se kur zbriti poshtë ka marrë edhe një thikë me vete e cila u përdor për të plagosur disa herë Hoxhallarin në krah edhe bark. Ky i fundit nuk arriti tu mbijetonte plagëve dhe humbi jetën. E fejuara e autorit mësohet se ishte nisur të takonte një të afërmen e saj kur ndodhi ngjarja.
"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin D.K. për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Nga hetimet e procedimit penal nr. 5141, të vitit 2024, rezultoi se më datë 24.08.2024 ndërroi jetë nga plagosja me thikë shtetasi A.H., ndërsa u arrestuan në flagrancë shtetasit D.K. dhe A.M. E gjithë ngjarja nisi kur viktima A.H. dhe miku i tij, A.M dyshohet se ngacmuan me fjalë një vajzë, veprim ky që u pa nga ballkoni nga shtetasi D.K. i cili më pas u konfliktua me dy personat.
Në konflikt e sipër, ky shtetas qëlloi disa herë me mjet prerës thikë, në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin A.H., duke i shkaktuar më pas atij vdekjen. Ky shtetas deklaroi se personat në fjalë ngacmuan të fejuarën e tij e cila ishte nisur të takonte një të afërmen e saj dhe pasi e pa tërë skenën nga ballkoni, ai zbriti duke marrë me vete edhe një thikë, teksa pranoi se në konflikt e sipër e goditi disa herë në krah dhe në pjesën e barkut.
Bazuar sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi dërgimin në gjyq të shtetasit D.K. për veprën penale ‘Vrasje me dashje’," thuhet në njoftim.
darment keli vrasja e amarildo hoxhallari
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:13
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Agjencia e Inteligjencës Financiare ka identifikuar 13 skemat e pastrimit të parave të përdorura vitin e k...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:30
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Një 72-vjeçar është gjetur ditën e djeshme i pajetë në banesën e tij në K...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:24
N.F
Zjarri
TIRANË- Një motor është përfshirë mesditën e sotme nga flakët në Tiranë. Ngjarja mësohet...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:16
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Vit pas viti përqindja e të rinjve që marrin mësime ose kurse online po rritet. Sipas të dhënave...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:16
r.ll
ITALI- Ditën e nesërme në Portin e Shëngjinit pritet të mbërrijnë 40 emigrantë të dëbuar nga shteti ita...
Aktualitet
9 Prill 2025, 11:05
N.F
Foto ilustruese
VLORË- Një 48-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Vlorë. Arrestimi i tij ...
Aktualitet
9 Prill 2025, 10:52
N.F
Foto ilustruese
HAS- Kërkimet për 27-vjeçarin Ajet Lleshi kanë vijuar edhe ditën e sotme. I riu prej tre ditësh &...
Aktualitet
9 Prill 2025, 10:58
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Besimi i ndërjellë, koordinimi dhe bashkëpunimi, si dhe përparimi në dialogun me Serbinë jan&eum...
Aktualitet
9 Prill 2025, 10:33
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar së fundmi një operacion antidrogë në zonën e Barit. Nga ky operaci...
Aktualitet
9 Prill 2025, 09:57
r.ll
mark samsoni dhe ilaria sula
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e Ilaria Sulës në Itali. Nëna e autorit, Mark S...