Aktualitet

Ishte në masën "arrest shtëpie", 72-vjeçari në Korçë gjendet i pajetë nga punonjësi i policisë

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

9 Prill 2025, 11:30 Nga r.ll
Ishte në masën "arrest shtëpie", 72-vjeçari
foto ilustruese

KORÇË- Një 72-vjeçar është gjetur ditën e djeshme i pajetë në banesën e tij në Korçë nga një punonjës policie. Sipas policisë, viktima ishte nën masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe jetonte vetëm. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Korçë/Më datë 08.04.2025, është gjetur pa shenje jete nga punonjësi i Policisë (SPZ), në banesën e tij, në lagjen nr. 16, shtetasi E. N., 72 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe jetonte vetëm. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

policia e korces

Sondazh

Poll