Ekonomi

Samiti i Grave të Biznesit, Denaj: Përfaqësimi i grave në administratën publike është rritur ndjeshëm

16 Janar 2020, 17:22 Nga DOSJA
Samiti i Grave të Biznesit, Denaj: Përfaqësimi i grave në

TIRANË- Ditën e sotme në një takim të organizuar nga ministrja e financave, Anila Denaj, i quajtu “Samiti i Grave të Biznesit” është raportuar për numrin e grav të përfshira në biznese. Në deklaratën e Denajt, të dhënë për mediat, ministrja u shpreh se më pak se një e treta e sipërmarrjeve shqiptare kanë një aksionere grua apo administrohen nga një grua. Sipas Denajt, përfaqësimi i grave në administratën publike është rritur ndjeshëm vitet e fundit, por mbetet ende i ulët. Ministrja shtoi se arsimi i më shumë grave ka rritur punësimin e tyre dy vitet e fundit me mbi 5%, por ekziston ende një hendek gjinor i pagave në 10.5%.

Unë besoj, dhe nga ato që kemi menaxhuar vitin e kaluar në raport me anti-informalitetin, dhe mbi të gjitha me luftën ndaj pagesës jo të pastër në atë informalitetin gri siç e themi, mendoj se 10.5% është jo i saktë dhe duhet të jetë më shumë,”– u shpreh Denaj ndër të tjera.

E pranishme në këtë takim ishte edhe kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterëve, Mimoza Sadushi. “Mund të them se mënyra e menaxhimit të biznesit nga një grua ka rezultuar shumë e suksesshme, i ka rezistuar kohës, dhe gjithashtu ka qenë me një përqindje fitimi të konsiderueshëm dhe aspak problematik”, u shpreh Sadushi. Gjithashtu, prezente ishte edhe presidentja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptaro-Itale në Milano, Luljeta Çobani. “Është ana menaxheriale dhe në familje se gruaja nuk bën vetëm punë, me një fjalë, merr familjen, duhet të ndjekë familjen. (344) gruaja duhet të bëjë nënën, nusen, pastruesen, duhet t’i bëjë të gjitha. Dhe pastaj të ketë dhe atë pjesën e biznesit,”– tha Çobani.

R.G/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi anila denaj luljeta cobani mimoza sadushi samiti i grave te biznesit anila denaj luljeta cobani mimoza sadushi samiti i grave te biznesit

Sondazh

Poll