Ekonomi

Flota e peshkimit detar industrial të Durrësit, ‘streha’ e rreth 100 motopeshkatoreve

16 Janar 2020, 16:28 Nga DOSJA
Flota e peshkimit detar industrial të Durrësit, ‘streha’ e

DURRËS- Porti i ri i peshkimit në Durrës, më i madhi në Shqipëri, është ndërtuar në vitin 2015 pranë portit më të madh të vendit. Ky port, administrohet nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit. Më parë, për disa dekada radhazi, anijet e peshkimit ankoroheshin në dy ura prej betoni, pranë kalatës 9 të portit të Durrësit.

Në portin e ri, me një sipërfaqe mbi 13 ha, aktualisht janë “strehuar” rreth 100 motopeshkatore, të cilat përbëjnë flotën e peshkimit detar industrial të Durrësit. Ndërtimi i portit të peshkimit u realizua  me financimin e Bankës Islamike, prej 12 milion euro.  Pas kësaj, motopeshkatoret e sektorit të Durrësit u sistemuan përfundimisht jashtë portit tregtar.  

Flota shqiptare e peshkimit përfshin 584 anije (sipas të dhënave të vitit 2014) dhe është e përqendruar në katër porte: Durrës, Vlorë, Shëngjin dhe Sarandë. Prodhimi vjetor i peshkut të kapur arrin në rreth 3 mijë ton, ku peshkimi detar përbën rreth 70 % të totalit dhe pjesa tjetër vinte nga peshkimi në ujërat e brendshëm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale porti durres porti i peshkimit porti durres porti i peshkimit

Sondazh

Poll