Shtimi i konkurencës ul çmimet e biletave në Rinas
15 Janar 2020, 18:46Nga DOSJA
TIRANË- Aviacioni Civil në Shqipëri ka pasur kosto të larta për shkak të kapacitetit të ulët dhe kompanive të pakta në treg. Ofrimi i destinacioneve specifike nga një kompani e vetme i bënte biletat më të shtrenjta. Për shembull, çmimi i biletës për linjën Tiranë-Vjenë kapte vlera deri në 220 euro, sepse ishte vetëm një linjë ajrore që e ofronte.
Por hyrja në tregun shqiptar të kompanive me kosto të ulëta ka nxitur uljen çmimit të biletave për udhëtarët në destinacione të ndryshme. Kompanitë low-cost ofrojnë çmime mesatarisht deri në 120 euro. Vetë linja e sipërpërmendur e ka ulur çmimin me 27% për shkak të konkurrencës.
Fluturimet për në Itali po kushtojnë më lirë, krahas shtimit të destinacioneve të ofruara dhe linjave ajrore që i ofrojnë ato. Megjithatë, Vjena ngelet objektiv strategjik për fluturimet tranzitore për vende të tjera evropiane dhe në SHBA.
Kompania ‘Air Albania’, e cila është 51% nën pronësinë e shtetit shqiptar, ende nuk ka aplikuar për të marrë licencë për fluturime drejt Vjenës. Leja mund të merret brenda 3 muajsh. Linja e saj në Vjenë do t’i kishte ulur edhe me tej kostot e fluturimeve të shqiptareve nga Tirana drejt kryeqytetit austriak, përfshirë destinacione të tjera ndërkombëtare.
TIRANË–Në urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë shkon për të trajtuar një sëmundje, por mund të marrësh një tjet...
DURRËS- Banorët e Durrësit që po jetojnë në hotele pas tërmetit ndihen të pashpresë për një strehim të shpejtë. Afatet kohore për të qëndruar në hotele po ...
Violeta Hysa ka treguar në programin “Historia ime” në Tv Klan, jetën e saj tejet të vështirë. Humbja e vogëlushit të saj vetëm 2 vjeç, si pasojë e një z...
TIRANË– Është miratuar marrëveshja e huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e lidhjeve të r...
TIRANË– 880 persona të rinj do të rekrutohen në administratën e shtetit brenda këtij viti. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku edhe ësh...
LIBRAZHD-“Historia ime” në Tv Klan, ditën e sotme solli historinë e vështirë e një 36-vjeçareje nga Librazhdi. Violeta Hysa është martuar në moshën 28-vj...
TIRANË- Të ardhurat e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike pësuan një rritje minimale prej 2% gjatë vitit 2019 ndërsa shpenzimet u rritën me 20...
TIRANË- Partia Demokratike akuzon qeverinë se me buxhetin e ri, planifikohen që t’ju jepen 150 milionë dollarë kompanive private për koncesionet, duke hequ...
TIRANË- Sot kemi vendime të gjykatave që shkruhen në një gjuhë rruge dhe nuk respektojnë standardin e shqipes. Sot përdorimi i kompjuterit ka hequr nga qar...
TIRANË- Spektri mediatiak shqiptar vlerësohet nga analistë, gazetarë dhe pjestarë të shoqërisë civile, të jetë nën trysninë e vazhdueshme të zyrtarëve të v...