Ekonomi

Fund rradhëve të gjata dhe dokumentave pa fund, bizneset e reja mund të hapen nga interneti

16 Janar 2020, 17:43 Nga DOSJA
Fund rradhëve të gjata dhe dokumentave pa fund, bizneset e reja mund

TIRANË- Për të hapur sot një biznes, nuk ke nevojë që të paraqitesh fizikisht në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit, por ky shërbim mund të merret përmes një kliku në portalin e qeverisë e-Albania.

Fluksi i personave të cilët kërkojnë këtë shërbim nuk ka ndryshuar, por tashmë ata po asistohen nga punonjësit e QKB-së për të mësuar mënyrën se si të bëjnë aplikimin. Belinda Ikonomi, Zv/Ministre e Ekonomisë, thotë se përveç regjistrimit të biznesit nga kompjuteri, janë 118 shërbime që kjo qendër ofron online. Jo vetëm shërbimet janë online, por një pjesë e dokumenteve që kërkohen për t’u dorëzuar, sot sigurohen nga vetë administrata. Belinda Ikonomi sqaron se po punohet që dokumentacioni të hiqet edhe në rastin e aplikimeve për leje dhe licenca në sektorë të ndryshëm të cilët janë në varësi të institucioneve të tjera.

Vetëm në Qendrën e Biznesit, futja e shërbimeve online shkurton mbi 7 mijë ditë pune të punonjësve të administratës dhe eliminon qindra  mijë dokumente që dorëzoheshin nga biznesi.Gjatë këtij viti sistemi i kësaj qendre është integruar edhe me atë të Tatimeve, Doganave, Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore duke shkurtuar kohën për kthimin e një përgjigjeje dhe marrjen e një dokumenti.

Marrë nga: Tv Klan

R.G/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi dixhitalizimi hapja e bizneseve nisma e re dixhitalizimi hapja e bizneseve nisma e re

Sondazh

Poll