Ekonomi

Shqipëria merr 50 mln $ për rrugët rajonale dhe lokale, miratohet marrëveshja e huasë me BERZH

15 Janar 2020, 16:35 Nga DOSJA
Shqipëria merr 50 mln $ për rrugët rajonale dhe lokale, miratohet

TIRANË– Është miratuar marrëveshja e huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e lidhjeve të rrugëve rajonale dhe lokale në vendin tonë.

Këshilli i ministrave e ka miratuar sot këtë vendim, në mbledhjen e qeverisë në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” dhe të ligjit “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, duke arritur që Shqipëria të marrë një prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) dollarësh. Këto para do të shkojnë për programin e konektivitetit të rrugëve lidhëse rajonale dhe lokale, i cili parashikon përmirësimin, hartimin dhe zbatimin e masave për  rritjen e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike dhe të sigurisë rrugore.

VKM: V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN E KONEKTIVITETIT TË RRUGËVE RAJONALE DHE LOKALE NË SHQIPËRI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri, nëpërmjet një huaje prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) USD-sh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi edi rama mbledhja e qeverise edi rama mbledhja e qeverise

Sondazh

Poll

Ekonomi 14 Janar 2020, 21:49

Makina me qira, OSHEE hap tenderin 3.8 milionë euro

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të rinovojë kontratën e qiramarrjes së mjeteve operacionale dhe për këtë ka vënë në dispozicion 479 milionë l...

Ekonomi 14 Janar 2020, 13:29

CNN: Bota po mbytet në borxhe

SHBA- Borxhi global, i cili përfshin huazimet nga familjet, qeveritë dhe kompanitë, u rrit me 9 trilion dollarë, në afro 253 trilion dollarë, në nëntë muajt e p...