Aktualitet

Krijoi në Itali një organizatë për trafikim të qenieve njerëzore, vihet në pranga në Durrës 49-vjeçari egjiptian i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestimi i tij ka ardhur pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

8 Prill 2025, 09:53 Nga N.F
Krijoi në Itali një organizatë për trafikim të qenieve
Arrestimi

DURRËS- Një 49-vjeçar egjiptian është vënë në pranga në Durrës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Mësohet se ai në Itali kishte krijuar një organizatë për trafikim të qenieve njerëzore.

Gjykata e Katanias ka lëshuar urdhër arresti për egjiptianin për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim.

Njoftimi: 

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 36”. Akuzohet se krijoi në Itali, një organizatë kriminale për trafikim të qenieve njerëzore, kapet në Durrës, 49-vjeçari nga Egjipti.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 36”, kapi në Durrës dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, ëalid Elabd, 49 vjeç, të lindur në Egjipt.

Gjykata e Katanias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit, në Itali.

arrestohet egjiptiani ne durres organizatë për trafikim të qenieve njerëzore

Sondazh

Poll