Aktualitet

Vrasja e Vladimir Topjanës, shkak dyshohet të jetë një konflikt pronësie, arma e krimit ishte vjedhur gushtin e kaluar

Shota është vënë në pranga bashkë së bashku më babin e tij Pren Shota. Babai 34-vjeçarit mësohet se ndodhej në automjet me të.

8 Prill 2025, 08:24 Nga N.F
Vrasja e Vladimir Topjanës, shkak dyshohet të jetë një
Vladimir Topjana

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e43-vjeçarit shqiptar, Vladimir Topjana në Itali. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie. Ai u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës përpara në lokali në Fontanafredda nga 34-vjeçari Rogert Shota.

Shota është vënë në pranga bashkë së bashku më babin e tij Pren Shota. Babai 34-vjeçarit mësohet se ndodhej në automjet me të. Sipas informacioneve, 43-vjeçari kishte dalë me djalin 17-vjeçar për të parë ndeshjen Roma-Juventus dhe teksa po fliste me një të afërm në parkingun e makinave mbërriti një makinë e bardhë. 

Ata nisën të debatonin me 43-vjeçarin kur papritur një prej tyre doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi në kokë Vladimir Topjanën. Autori tentoi të arratisej me automjet, por u kap më vonë nga policia. Brenda mjetit është gjetur një armë Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena). 

vladimir topjana

Sondazh

Poll