Bota

Takimi Trump-Netanyahu/ Mesazhe të forta për Iranin, Sirinë dhe Gazën, përmendet edhe roli i Turqisë

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhanë deklarata të forta pas takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, duke prekur disa nga temat më të ndjeshme në Lindjen e Mesme

7 Prill 2025, 22:28 Nga A.Ll
Takimi Trump-Netanyahu/ Mesazhe të forta për Iranin, Sirinë dhe
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu

Netanyahu ne takim theksoi qartë se Izraeli nuk do që Turqia apo ndonjë vend tjetër të përdorë territorin sirian si bazë për sulme ndaj Izraelit. Ai përmendi se kanë zhvilluar bisedime edhe me Turqinë për të shmangur përshkallëzime, ndërsa nënvizoi rëndësinë e ndërmjetësimit të Trump në këtë drejtim.

Trump: Unë jam presidenti më i mirë për Izraelin

Trump, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe vetëvlerësimin, deklaroi se është “presidenti më i mirë që Izraeli ka pasur ndonjëherë”. Ai vlerësoi marrëdhënien me Netanyahu dhe theksoi bashkëpunimin në çështje kyçe si Irani, Siria dhe Gaza.

Negociatat me Iranin/ Një marrëveshje e mundshme në horizont

Trump zbuloi se SHBA ka nisur bisedime të drejtpërdrejta me Iranin, duke premtuar një “takim shumë të madh” të shtunën. Megjithëse nuk dha detaje, ai la të kuptohet se një marrëveshje bërthamore është e mundshme dhe “do të ishte në interesin e Iranit”.

Gaza/ Propozimi i Trump për zhvendosjen e palestinezëve

Një nga deklaratat më kontroverse të konferencës ishte përsëritja e idesë së Trump për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza. Ai e përshkroi rajonin si një “vend i mrekullueshëm ku askush nuk dëshiron të jetojë tani” dhe sugjeroi që palestinezët të zhvendosen, ndërsa SHBA të ndihmojë në rindërtimin e rajonit dhe krijimin e një “zone lirie”.

Netanyahu: Trump ka një vizion për Gazën

Netanyahu mbështeti idenë e Trump duke thënë se rindërtimi i Gazës do të marrë vite dhe se po punojnë së bashku për të sjellë një “zgjidhje vizionare”.

izraeli shba turqi

Sondazh

Poll