Bota

Donald Trump sulmon përsëri Bashkimin Europian: U krijua për të na dëmtuar, do të duhet të blejë energji nga SHBA

Presidenti amerikan kërkon tregti të ndershme dhe akuzon Europën për mashtrim ekonomik ndërkohë që përfiton nga mbrojtja e NATO-s

7 Prill 2025, 21:56 Nga A.Ll

Donald Trump sulmon përsëri Bashkimin Europian: U krijua për

SHBA - Donald Trump ka rihapur një tjetër kapitull të përplasjes me Bashkimin Evropian, duke e akuzuar haptazi se është krijuar për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara në fushën tregtare. “Shumë vende, jo të gjitha, donin të krijonin një monopol kundër nesh,” u shpreh ai gjatë një dalje publike, ku shigjetoi jo vetëm strukturën ekonomike të BE-së, por edhe marrëdhëniet aktuale në kuadër të NATO-s.

“Ne paguajmë për mbrojtjen e tyre përmes NATO-s, ndërsa ata na mashtrojnë në tregti,” tha Trump, duke e cilësuar situatën si thellësisht të padrejtë dhe të njëanshme.

Presidenti amerikan, i njohur për retorikën e tij nacionaliste ekonomike, paralajmëroi se Evropa “do të duhet të blejë energji nga ne”, duke lënë të kuptohet se SHBA duhet të shfrytëzojë burimet e veta energjetike për të rivendosur një balancë në marrëdhëniet me aleatët europianë.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet tregtare mes dy brigjeve të Atlantikut janë rindezur, për shkak të rikthimit të tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin, dhe kundërmasave të propozuara nga Komisioni Evropian.

Trump kërkon “tregti të drejtë dhe reciproke”, një parim që e ka ngritur si flamur në politikat e tij ndërkombëtare, ndërsa lë të hapur skenarin e një tjetër lufte tregtare, nëse Europa nuk rishikon marrëdhënien ekonomike me SHBA-në.

donald trump europa tarifat

Sondazh

Poll