Bota

Shkarkohet zëvendësadmiralja amerikane e NATO-s/ Spastrimet në mbrojtje dhe siguri vazhdojnë

Sipas informacioneve të publikuara nga Reuters, aleatët amerikanë janë informuar për largimin e Chatfield, por nuk është sqaruar ende nëse ky vendim ka lidhje të drejtpërdrejtë me politikën e SHBA-së ndaj NATO-s

7 Prill 2025, 21:06 Nga A.Ll
Shkarkohet zëvendësadmiralja amerikane e NATO-s/ Spastrimet në
Susanna Chatfield

SHBA - Zëvendësadmiralja e Marinës amerikane Susanna Chatfield është shkarkuar nga posti i saj si pjesë e një spastrimi të ri në administratën Trump ndaj zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare.

Chatfield, e cila ka mbajtur pozitat kyçe si përfaqësuese e SHBA-së në Komisionin Ushtarak të NATO-s dhe ishte një nga oficeret e pakta femra me tre yje të Marinës, u largua nga posti i saj, një vendim që u konfirmua nga disa burime, por nuk u shoqërua me një deklaratë zyrtare nga Pentagoni.

Sipas informacioneve të publikuara nga Reuters, aleatët amerikanë janë informuar për largimin e Chatfield, por nuk është sqaruar ende nëse ky vendim ka lidhje të drejtpërdrejtë me politikën e SHBA-së ndaj NATO-s.

Pas largimit të Chatfield, ajo la pas një trashëgimi të rëndësishme, pasi ishte gruaja e parë që drejtoi Kolegjin e Luftës Detare dhe mbajti pozita të larta deri në vitin 2023.

Ky është vetëm një tjetër rast i një serie largimesh që kanë ndodhur brenda administratës Trump, përfshirë largimin e gjeneralit Timothy Ho nga kreu i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe shkarkimin e admiralës Lisa Francesetti, e cila u bë gruaja e parë në historinë e Marinës që udhëhoqi Operacionet Detare.

susanna chatfield shba

Sondazh

Poll