Aktualitet

Ujesjellësi i Tiranës nis fushatën e grabitjes për më shume se 2 mijë abonentë

Ata që e kanë paguar rregullisht faturën e ujit, pavarësisht fryrjes së saj, tani gjenden përballë një detyrimi që nuk u ka shkuar mendja kurrë.

7 Prill 2025, 13:06 Nga Dosja.al
Ujesjellësi i Tiranës nis fushatën e grabitjes për më
Skerdi Drenova

TIRANË- Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, bashkë me disa drejtorë janë pas hekurave nëpër procese gjyqësore, me akuza për korrupsion, Ujësjellësi i Tiranës ka ndërmarrë një fushatë grabitjeje të mijëra abonentëve. Ata që e kanë paguar rregullisht faturën e ujit, pavarësisht fryrjes së saj, tani gjenden përballë një detyrimi që nuk u ka shkuar mendja kurrë.

Siç duket qartë tek kjo shkresë që UKT i ka nisur këtij abonenti, nuk bëhet fjalë për detyrimet e abonentit, por për detyrimet e pronarit të ambientit që ia ka shitur pronën abonentit, pra në këtë rast konkret, pronari i ambientit ka një kontratë nga 2006 me UKT. Në 2008 e ka shitur pronën dhe pronari i ri i pronës ka bërë një tjetër kontratë në vitin 2008 me UKT.

Ujesjellësi i Tiranës nis fushatën e grabitjes për më
Shkresa

Pra ujin për atë ambient e paguan pronari i ri prej 17 vjetësh dhe sipas UKT, nuk ka anjë detyrim të prapanbetur. Por, për t’ i grabitur kanë shfrytëzuar faktin që pronari i vjetër nuk e ka mbyllur kontratën dhe tani figuron me borxhe, që do të thotë se i njëjti ambient që furnizohet me të njëjtën sasi uji, në një kontratë ka detyrime në tjetrën nuk ka.

Ujësjellësi, megjithëse ka firmosur kontratën e re me pronarin e ri të ambientit, nuk e ka mbyllur të vjetrën dhe për detyrimet e të vjetrës me abonentin e mëparshëm, i kërkon pronarit të ri që të paguajë. Nëse ky skandal grabitjeje do mbetej në tentativë me këtë shkresë paralajmëruese, do të ishte vetëm për të qeshur. Problemi është se 2 mijë - 3 mijë abonentë në Tiranë, ose kanë mbetur pa ujë ose po kërcënohen çdo orë me ndërprerjen e ujit, megjithëse nuk kanë asnjë detyrim nga UKT.

Kjo fushatë plaçkitjeje që bëhet në mes të ditës, duke sfiduar qytetarët dhe drejtësinë, po shndërrohet në gjenocid ndaj abonentëve, që kanë mbetur pa ujë në mes të Tiranës, për një kontratë të pazgjidhur për të cilën nuk kanë asnjë përgjegjësi./Dosja.al

ukt skerdi drenova

Sondazh

Poll