Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ KQZ publikon udhëzuesin për procedurën e votimit të diasporës, ja kur do të mbërrijnë fletët në Evropë dhe kontinentet e tjera

Fleta e votimit pasi të merret nga emigrantët, brenda 3 ditëve duhet të dërgohet në KQZ, ndërkohë gjithashtu njoftohet se shërbimi postar paguhet nga KQZ. 

7 Prill 2025, 11:03 Nga r.ll
Zgjedhjet parlamentare/ KQZ publikon udhëzuesin për procedurën e
foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar ditën e sotme udhëzuesin për procedurën e votimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në postimin e mëposhtëm të KQZ bëhet me dije se fletët e votimit do të mbërrijnë në Europë nga data 15 deri më 22 prill. Ndërkohë në kontinentet e tjera do të mbërrijnë nga data 15 deri më 25 prill. 

Fleta e votimit pasi të merret nga emigrantët, brenda 3 ditëve duhet të dërgohet në KQZ, ndërkohë gjithashtu njoftohet se shërbimi postar paguhet nga KQZ. 

POSTIMI I PLOTË: 

Fleta e Votimit do të vijë tek ju!

Lexojeni dhe Shpërndajeni - PËR ZGJEDHËSIT JASHTË VENDIT

Fletët e votimit do të mbërrijnë:

Në Europë: nga data 15 deri më 22 prill

Në kontinentet e tjera: nga data 15 deri më 25 prill

Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë - Posta paguhet nga KQZ.

Mos e vononi – çdo ditë është e rëndësishme që vota juaj të mbërrijë në kohë!

Zëri juaj ka rëndësi!

Fletët e votimit për diasporën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të cilat janë printuar në Slloveni kanë mbërritur sotnë vendin tonë. Bëhet me dije se këto fletë votimi janë vendosur në parkun Olimpik ndërsa mbushja e zarfeve pritet të nisë të mërkurën. Përgatitja e dokumentacionit zgjedhor do të monitorohet me kamera 24 orë. Të paktën 234 mijë shqiptarë që banojnë jashtë vendit do të kenë mundësi për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të këtij viti. Diaspora merr pjesë për herë të parë në një proces zgjedhor në Shqipëri.

zgjedhjet e 11 majit vota e diaspores kqz

Sondazh

Poll