Aktualitet

U ekstradua sot nga Italia/ Kush është 50-vjeçari Ilia Ndoka, lidhjet e tij me grupet e njohura kriminalet (FOTO)

Ai akuzohet se ka ndihmuar me para dhe informacion kushëririn e tij, Arben Ndoka, në përpjekjet për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e vrasjes së vëllait të këtij të fundit, Aleksandër Ndoka.

7 Prill 2025, 12:45 Nga N.F
U ekstradua sot nga Italia/ Kush është 50-vjeçari Ilia Ndoka,
Ilia Ndoka

ITALI- Personi që shihni në foto është 50-vjeçari, Ilia Ndoka. Ndoka u ekstradua ditën e sotme nga Italia në vendin tonë. Ai është vë në pranga në Itali në muajin maji të vitit të kaluar. Ai akuzohet se ka ndihmuar me para dhe informacion kushëririn e tij, Arben Ndoka, në përpjekjet për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e vrasjes së vëllait të këtij të fundit, Aleksandër Ndoka.

Sipas hetimeve, Ilia Ndoka kishte hyrë në marrëveshje edhe me grupe kriminale të njohura si “Avdylajt” në Shijak, grupi i Ervis Martinajt, grupi i Shullazit, si dhe me persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

U ekstradua sot nga Italia/ Kush është 50-vjeçari Ilia Ndoka,

ilia ndoka

Sondazh

Poll