7 Prill 2025, 10:46
Nga N.F
Foto ilustruese
GJAKOVË- Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar një muaj paraburgim për katër serbët e arrestuar në fundjavë në qytetin jugperëndimor të Kosovës, duke i akuzuar për shkelje të ligjit të armëve. Në një njoftim për media, Prokuroria tha se të dyshuarit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., kishin mbajtur armë të ftohta gjatë vizitës së tyre në në disa nga Manastiret Ortodokse në Kosovë të shtunën.
Sipas njoftimit, në veturën me të cilin po udhëtonin ata, e tipit Toyota, Policia e Kosovës gjeti një sëpatë, një thikë me këllëf, dhe një thikë sharrë. Ata akuzohen se e kishin tejkaluar shpejtësinë e lejuar në atë zonë dhe nuk kishin deklaruar se në veturën e tyre bartnin armë të ftohta.
“Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të pandehurit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, tha Prokuroria.
Përveç katër të dyshuarve në Gjakovë, autoritetet kosovare i ndaluan edhe 12 të dyshuar të tjerë në Prizren në fundjavë. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se ndalimi i tyre u bë gjatë një operacioni të zhvilluar në dy ditët e fundit, duke shtuar se të ndaluarit po udhëtonin me katër automjete të ndara me targa nga Kragujevci, qytet në Serbi.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha të dielën në mbrëmje se gjykata kishte urdhëruar që katër serbët e arrestuar në Gjakovë të mbaheshin në paraburgim për 48 orë. Në lidhje me 12 të arrestuarit në Prizren, ajo tha se dy prej tyre, me inicialet L.S. dhe S.R. u mbajtën në paraburgim, ndërsa të tjerët pas marrjes në pyetje u liruan dhe u kthyen në Serbi.
Sveçla tha të dielën se, sipas të dhënave fillestare, dyshohej se këto grupe “kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”. Beogradi e ka mohuar këtë, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që tha se personat e ndaluar po vizitonin manastiret përreth Prizrenit./REL
arrestimi i 4 serbeve ne gjakove prokuroria themelore
Aktualitet
7 Prill 2025, 10:33
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ndryshimi i motit ka sjellë reshje dëbore dhe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Shum&eu...
Aktualitet
7 Prill 2025, 10:42
r.ll
foto nga vendngjarja
ITALI - Vladimir Topjana, 43-vjeç, u qëllua mbrëmjen e djeshme për vdekje me armë zjarri, pranë nj&eum...
Aktualitet
7 Prill 2025, 10:14
N.F
Borë
ELBASAN- Vendi ynë ditët e fundit është përballur me ndryshime të motit të cilat në disa vende kanë ...
Aktualitet
7 Prill 2025, 10:23
I.A
Green Coast
Green Coast shtrihet përgjatë vijës bregdetare të Rivierës Shqiptare, në një zonë ku bukuria natyrore d...
Aktualitet
7 Prill 2025, 09:43
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Fletët e votimit për diasporën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të cilat janë printu...
Aktualitet
7 Prill 2025, 09:34
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Autoritetet franceze kanë zhvilluar së fundi një opercion antidrogë në zonën e Normandisë d...
Aktualitet
7 Prill 2025, 09:31
r.ll
vendngjarja
ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Itali nga një bashk&eum...
Aktualitet
7 Prill 2025, 09:21
r.ll
Foto ilustruese
SERBI- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se autoritetet kan&...
Aktualitet
7 Prill 2025, 09:09
N.F
Ekstradimi
TIRANË- Dy shqiptarë të shpallur në kërkim janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia. Nga Gjermania është...
Aktualitet
7 Prill 2025, 08:56
r.ll
jonaid myzyri
TIRANË- Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorin...