Aktualitet

16 Janar 2020, 16:04 Nga DOSJA

TIRANË– Pesë drejtues mjetesh janë proceduar penalisht gjatë 48 orëve të fundit nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, janë proceduar penalisht edhe 12 pasagjerë, në cilësinë e mbikëqyrësit të fëmijëve nën moshën 12 vjeç.

Policia bën me dije se procedimet kanë ardhur si pasojë e neglizhencës së prindërve apo të kujdestarëve të fëmijëve, në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas njoftimit mësohet se janë pikasur fëmijë që nuk udhëtonin me mjete fiksimi të posaçme në makinë.

Njoftimi i policisë Tiranë

Duke parë neglizhencën e theksuar të prindërve dhe të tjerëve ndaj zbatimit të normave të sjelljes që detyrojnë drejtuesin e mjetit apo personin përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve nën moshë, të përdorin sistemet e fiksimit sipas përcaktimeve të bëra në Kodin Rrugor shqiptar, si dhe rrezikun që u kanoset fëmijëve që nuk udhëtojnë në mjete me sisteme fiksimi të posaçme, Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar ndjeshëm kontrollet dhe masat administrative për këtë shkelje që është shkak për aksidente rrugore, me pasoja fatale për jetën. Nga kontrollet parandaluese për këtë shkelje, përgjatë 48 orëve të fundit, nga rrugorët e kryeqytetit janë verifikuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe 12 pasagjerë në cilësinë e mbikëqyrësit së fëmijëve nën moshën 12 vjeç.

(f.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kujdesi nda femijeve policia e tiranes procedohen shofere dhe pasagjere rregullat e qarkullimit rrugor kujdesi nda femijeve policia e tiranes procedohen shofere dhe pasagjere rregullat e qarkullimit rrugor

Sondazh

Poll