Sport

Dinamo dhe Teuta ndajnë nga një pikë, nënshkruajnë “paqe” midis tyre

Dinamo - Teuta 1-1. Një ndeshje ky frika për të mos humbur dallohej qartë

6 Prill 2025, 21:02 Nga DOSJA
Dinamo dhe Teuta ndajnë nga një pikë, nënshkruajnë

ELBASAN - Dinamo dhe Teuta nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”.

Durrsakët, që kërkonin të hidhnin një hap të rëndësishëm në luftën për mbijetesë, kaluan të parët në avantazh me një gol spektakolar, pikërisht në minutën e 17-të me anë të Gjinollarit.

Dinamovitët, që kërkonit të bënin fakt të kryer praninë në dy vendet e para, arritën të barazojnë me Zabërgjën në minutën e 53-të.

Një barazim 1-1 që mbeti në fuqi deri në sinjalizimin e fundit, që i mban të dyja skuadrat të palëvizura në vendet respektive në klasifikim. “Paqja” ishte më e mirë përpara humbjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll