Sport

Befason Skënderbeu, mposht Laçin në shtëpi, dritë në fund të tunelit të mbijetesës

Laçi - Skënderbeu 1-2 Skuadra kurbinase në pozitë të vështirë, kalendari nuk e ndihmon

6 Prill 2025, 20:48 Nga DOSJA
Befason Skënderbeu, mposht Laçin në shtëpi, dritë

KURBIN - Laçi ka pësuar një goditje të rëndë në shtëpi, duke u mundur nga Skënderbeu me rezultatin 2-1 në ndeshjen e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”.

Skuadra korçare arriti të zhbllokojë sfidën në minutën e 19-të me anë të Bismark, që arriti të kompletojë dopietën personale në minutën e 82-të.

Goli i Kordeiro në minutën e 39-të, i cili vendosi barazpeshën momentale, ishte i pamjaftueshëm për kurbinasit në përfundim të ndeshjes.

Me këtë fitore skuadra korçare ngjitet në kuotën e 36 pikëve, momentalisht në vendin e 6-të në klasifikim. Situatë e vështirë për Laçin, në vendin e parafundit me 33 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll