Sport

James Rodríguez, i irrituar!... i gjuan me këpucë arbitrit, shikoni videon

Ish-lojtari i Real Madridit ka gjuajtur me këpucë drejt arbitrit, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga kundërshtari i tij.

6 Prill 2025, 16:00 Nga DOSJA

James Rodríguez, i irrituar!... i gjuan me këpucë arbitrit,

MEKSIKE - James Rodríguez nuk u tregua aspak i sjellshëm në ndeshjen mes Club Leon dhe Queretaro, duke e kthyer në qendër të vëmendjes.

Në minutën e 72-të dhe me rezultatin 1-1, i rrëzuar nga kundërshtari i tij në bar, ai hoqi këpucën dhe ia hodhi arbitrit, dukshëm i irrituar.

Natyrisht, ky i fundi nuk e la veprimin pa u ndëshkuar duke i treguar kartonin e verdhë futbollistit kolumbian të Leonit.

Në fakt, kur u ngrit sërish në këmbë, ai u tall me arbitrin për vendimin e tij për ta “zverdhur”, para se të vishte sërish këpucën dhe të ekzekutonte goditjen e lirë që fitoi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll