PD: Kompania "Eco Riciklim" e denoncuar disa herë, por SPAK nuk ka nisur asnjë hetim
Genta Vangjeli TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë pë...
Muçollari tha se ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ende nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është marrë në përgjegjësi penale, edhe pse skandalet në sektorin që ajo mbulon nuk kanë të ndalur.
TIRANA- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Grigels Muçollari ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu ku foli për skandalin me mishin e pulës me salmonelë dhe atë të gripit të shpendëve. Muçollari tha se ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ende nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është marrë në përgjegjësi penale, edhe pse skandalet në sektorin që ajo mbulon nuk kanë të ndalur.
Ai shtoi se pasi lejoi hyrjen në treg të pulave të infektuara me salmonelë, pasi nuk garanton sigurinë ushqimore-detyrë e institucioneve që varen prej saj dhe ndërkohë që vendi ndodhet në kushte emergjence kombëtare përsa i përket sigurisë ushqimore, Denaj nuk ka zbatuar as procesin ligjor për asgjësimin e shpendëve të ngordhur si pasojë e gripit.
Sipas tij, ligji parashikon qartë se duhet ndjekur metoda e groposjes ose djegies, referuar ligjit nr. 10465 për shërbimin veterinar. Muçollari shtoi se emosioni "Piranjat" ka zbuluar se në vend të këtyre metodave, asgjësimi i shpendëve po kryhet me metodën e renderingut (bluarje), e futur si risi nga Denaj me një urdhër të datës 4 mars.
"Ky urdhër gjendet në të vetmin reagim zyrtar gjatë kulmit të krizës, por nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare-çka do të thotë se zyrtarisht nuk ekziston si akt, duke e bërë edhe më të dyshimtë vetë procesin", tha ai.
Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Grigels Muçollari:
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ende nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është marrë në përgjegjësi penale, edhe pse skandalet në sektorin që ajo mbulon nuk kanë të ndalur. Pasi lejoi hyrjen në treg të pulave të infektuara me salmonelë, pasi nuk garanton sigurinë ushqimore-detyrë e institucioneve që varen prej saj-dhe ndërkohë që vendi ndodhet në kushte emergjence kombëtare përsa i përket sigurisë ushqimore, znj. Denaj nuk ka zbatuar as procesin ligjor për asgjësimin e shpendëve të ngordhur si pasojë e gripit.
Ligji parashikon qartë se duhet ndjekur metoda e groposjes ose djegies, referuar ligjit nr. 10465 për shërbimin veterinar. Emisioni ‘Piranajt’ ka zbuluar se në vend të këtyre metodave, asgjësimi i shpendëve po kryhet me metodën e renderingut (bluarje), e futur si risi nga znj. Denaj me një urdhër të datës 4 mars. Ky urdhër gjendet në të vetmin reagim zyrtar gjatë kulmit të krizës, por nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare-çka do të thotë se zyrtarisht nuk ekziston si akt, duke e bërë edhe më të dyshimtë vetë procesin.
Pse u fut kjo metodë? Kush favorizohet? Kush po përfiton nga ky ‘pazar’? Ndërkohë që Ministrja dhe qeveria nuk kanë marrë asnjë masë për përballimin e gripit të shpendëve-i cili ka dëmtuar mbi 450 mijë krerë pula dhe qindra mijëra vezë-znj. Denaj duket se ka gjetur kohë për të favorizuar një klient të lidhur me rilindjen.
Nëse znj. Denaj shkel ligjin, nuk mban përgjegjësi, nuk bën transparencë dhe nuk jep dorëheqjen-çfarë pret ende SPAK për të vepruar? Kur do të ketë drejtësi për mungesën e sigurisë ushqimore, që është një interes jetik për vendin?
Partia Demokratike e ka prioritet sigurinë ushqimore dhe e konsideron atë një çështje të sigurisë kombëtare. Ne angazhohemi për të ndërmarrë një kurs reformash, masash dhe ligjesh, për të garantuar siguri ushqimore për qytetarët shqiptarë dhe për çdo produkt ‘Made in Albania’.
Genta Vangjeli TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë pë...
Milva Ekonomi TIRANË- Deputetja socialiste Milva Ekonomi duke folur për skandalin e mishit të pulës me salmonelë, e ard...
Sali Berisha ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri thirrje demokratëve në Elbasan që të bashkohen ...
Sali Berisha ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 ma...
Sali Berisha ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 ma...
Sali Berisha ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës në prezantimin e kandidatëve të qarkut të El...
Sali Berisha ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 ma...
Marrë nga videoja TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë lajmëron sërish, përmes postimeve në rrjetet sociale, shteta...
Ina Zhupa DELVINA- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa bën me dije se KQZ ka pranuar një denoncim të Partisë Demokratike, p&eum...
Pjesë nga videoja TIRANA- Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kundërshtarët e tij dhe kësaj here ka zgjedhur t...