5 Prill 2025, 19:11
Nga N.F
Berisha
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Malësisë së Madhe foli në lidhje me Ballkanin e Hapur. Berisha u shpreh se për shkak të Ballkanit të Hapur fermeri shqiptar shkoi drejt falimentimit me shpejtësi në këto 12 vite.
Ai theksoi se BE është hapësirë e tregtisë së lirë, por tregëti me rregulla dhe jo e tregtisë që të falimentojë njërin për shkak të tjetrit. Berisha tha se Serbia ka subvencionuar fermerët e saj, minimumi 5 herë më shumë se sa Shqipëria. Ai theksoi se më ardhjen në pushtet fermerëve do tu jepet mbrojtje sezonale.
"Malësia ka disa prodhime të ciëlsisë më të lartë botërore. Flora e kësaj treve jep prodhimet nga më mahnitëset, më ciëlsoret. Çfarë ndodhi me to, më thoshte përfaqësuesi i eksporteve të bimëve aromatike? U rrëzuan përtokë. Dy gjëra: euro ra me 35%. Magazinat na i japin me qera stratosferike. Tani, u vendosën edhe tarifat, sepse eksporti ka qenë cilësor, ishte për SHBA-të. Tani, unë jam këtu për t’ju garantuar ju, se ky sektor që është një sektor jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekonominë tonë. Shqipëria, nga Vermoshi në Pogonë është e tëra e mbuluar nga bima aromatike eterovajore. Dhe ne do ta ëprmbarësojmë këtë njëlloj si ullirin dhe arrorët.
Do subvencionojmë fuqishëm për çdo degë, do firmosim marrëveshjen me SHBA-të. Ne, nuk do të lëmë asnjë tarifë, dhe jam i bindur se kjo politikë duke mos vendosur asnjë tarifë për mallrat e SHBA-ve, do bëjë që dhe ata të heqin tarifat për bimët mjekësore dhe për mallrat tonë në SHBA. Do e ngremë në këmbë këtë sektor. Miqtë e mi, unë u ndala tek prodhimi. Fermeri shqiptar shkoi drejt falimentimit me shpejtësi këto 12 vite, sepse firmosën Ballkanin e Hapur, duke i thënë BE: mos e firmosni. BE është hapësirë e tregtisë së lirë, por tregëti me rregulla. Jo tregtisë që të falimentojë njërin për shkak të tjetrit. Në qoftë se Serbia ka subvencionuar fermerët e saj, minimumi 5 herë më shumë se sa Shqipëria.
Normal, që fermeri shqiptar nuk mund të shesë me atë çmim që shet fermeri serb. Dhe ky bënte mashtrimin e kamionit, se kamionit i duhet 1300 vjet në dogana. Marrëzira! E mbushi tregun me prodhime të Shumadisë, me prodhime të Taxhikistanit, sepse ata janë të lidhur në marrëveshje edhe me Rusinë dhe fermat tona falimentuan njëra pas tjetrës. Ju premtoj fermerëve se në mënyrë absolute prodhimet e tyre sezonale do të mbrohen, dhe vetëm do të mbrohen.Para dy ditësh, më mori në telefon një fermer i Pogradecit. Doktor, tha, ne mbaruam. Mua po më kalben 2 mijë ton patate. Në qoftë se ju nuk na jepni një mbrojtje sezonale, ne nuk duhet të mbjellim. Nuk ka vend që nuk jep mbrojtje sezonale, u them unë ju. Nuk e kemi shpikur ne mbrojtjen sezonale. Mbrojtje sezonale u jep çdo vend fermerëve. Ne do japim dhe do japim," tha ai.
berisha
Politike
5 Prill 2025, 19:01
N.F
Berisha
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorët e Malë...
Politike
5 Prill 2025, 18:40
N.F
Berisha
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shq...
Politike
5 Prill 2025, 18:30
N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur e bindur se betejën më 11 maj do ta fitojë, edhe pse tash...
Politike
5 Prill 2025, 18:21
N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja e PD Jorida Tabaku ka zbuluar për herë të parë detaje nga marrja në pyetje e kryeministrit Edi Rama ...
Politike
5 Prill 2025, 18:16
N.F
Berisha
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shq...
Politike
5 Prill 2025, 18:09
N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja e PD dhe kandidate në listat e hapura në qarkun e Tiranës për 11 majin, Jorida Tabaku së fundmi ...
Politike
5 Prill 2025, 17:57
N.F
Berisha
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shqip&eu...
Politike
5 Prill 2025, 17:23
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të një qytetari në rrjetet e tij soicale. Rama n&...
Politike
5 Prill 2025, 17:00
N.F
Berat
BERAT- Pas Durrësit një tjetër rast i asfaltit elektoral është pikasur por kësaj radhe në Berat. PD denoncoi ...
Politike
5 Prill 2025, 16:46
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Partia Demokratike përmes një video ka denoncuar shtrimin e rrugëve në qytetin e Durrësit ...