Politike

"Sindikata do u bashkohet përpjekjeve për të luftuar këtë regjim", Berisha: Mbrëmë u arrestua një tjetër kryetar i një partie opozitare

Ai tha se kjo qeveri në vitin elektoral urdhëroi arrestimin e liderëve të tre partive kryesore opozitare.

5 Prill 2025, 10:31 Nga r.ll
"Sindikata do u bashkohet përpjekjeve për të luftuar
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot i pranishë në konferencën e Sindikatave të Bashkuara. Berisha gjatë fjalës së tij tha se sindikata e bashkuar e pavarur e Shqipërisë, ashtu siç qëndroi në krye të përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe demokraci, do të qëndroje dhe në krye të përpjekjeve për të "çliruar" Shqipërinë nga kjo qeverisje.

Ai tha se kjo qeveri në vitin elektoral urdhëroi arrestimin e liderëve të tre partive kryesore opozitare. Më tej shtoi se mbrëmjen e djeshme një tjetër kryetar partie opozitare u arrestua në mënyrë brutale në lokalin e tij. 

"Është një nder i veçantë t’u përshëndes ju sot në këtë konferencë dhe të shpreh bindjen se sindikata e bashkuar e pavarur e Shqipërisë, sikundër në të shkuarën që qëndroi në krye të përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe demokraci, do qëndrojë në krye të përpjekjeve të shqiptarëve për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe që ka pllakosur Shqipërinë.

Nga ky regjim që riktheu në Shqipëri burgosjet politike, persekutimin politik. Nga ky regjim që në vitin elektoral vendos të arrestojë liderët e tre partive kryesore opozitare dhe më së fundmi mbrëmë, në mënyrën më brutale, më staliniste, arreston kryetarin e një partie tradicionale, të Ballit Kombëtar, në lokalin e tij, vetëm pse u kërkoi, i pyeti: çfarë doni, pse keni ardhur, një bande me reformë. Nga ky regjim që nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh normë as moral kur vjen puna për të grabitur, plaçkitur pasuritë e shqiptarëve, buxhetin dhe për t’i zhytur ata gjithnjë e më thellë në mjerim.", tha Berisha. 

sali berisha konferenca e sindikatave te bashkuara

Sondazh

Poll