5 Prill 2025, 10:36
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij "Flasim" ku i ftuar ishte Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi ka treguar momentet e vështira kur djali i tij, Greg, u diagnostikua me kancer.
Rama shprehet se asokohe gjërat shkuan aq keq sa djali u fut në një koma mjekësore famaceutike, edhe sipas tij nuk dihej a do të kthehej apo jo. Ai tregoi gjithashtu bisedën me mjeken që kuronte djalin dhe lutej për fëmijët e sëmurë në zonën e lutjeve në spital.
“Më rikthehet një ngjarje e jetuar me mjeken që kuronte tim bir, i cili kaloi një moment mjaft dramatik me një kancer, edhe faktikisht gjërat shkuan aq keq sa u fut në një koma mjekësore famaceutike, edhe nuk dihej a do të kthehej apo jo. Isha me mjeken ndërsa djali ishte në koma dhe i them “Po tani?” Më thotë “24 orët e para çdo lajm do të jetë një lajm i keq, urojmë që sdo kemi asnjë lajm”.
24 orët e para ishin tmerr, në çdo moment mund të ndodhë që të dalë dikush nga ajo zona e reanimacionit e të thotë…
Kur i thashë “Si vazhdon?”, ajo ngriti kokën dhe bëri me dorë… I thashë ‘Çfarë po më tregon tavanin? Unë po flas me një shkencëtare, jo me një prift’. Dhe më tha: Në këtë kat, (ishte kati i fëmijëve me kancer) unë kam parë gjëra që shkenca nuk m’i ka shpjeguar dot akoma.
Kishte një Kapelë spitali dhe ajo sillte njoftime që në x orë unë bashkë me ekipin do të lutemi për Gregun, ose edhe për fëmijë të tjerë. I thashë ‘Çfarë është kjo histori që shkoni e luteni në Kapelë, çfarë lidhje ka kjo me terapinë?” Më tha, “E kemi të nevojshme, ndihemi shumë mirë kur e bëjmë, marrim energji”. Ishte qartësisht një njeri që besonte. Më thoshte “Quaje si të duash, unë di që ka mister dhe nga ajo zonë e misterit vijnë në këtë kat gjëra që nuk i parashikon dot, ose nuk i shpjegojmë dot më mbrapa”, tregoi Rama.
edi rama
Politike
5 Prill 2025, 10:31
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot i pranishë në konferencën e Sindikatave të Bashk...
Politike
5 Prill 2025, 10:16
r.ll
pamje nga shoqerimi
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar disa orë pas arrestimit me forcë të kryetarit të Ballit Kombët...
Politike
5 Prill 2025, 08:14
r.ll
TIRANË- Anëtari i Lëvizjes "Bashkë", Kristjan Zoto, shprehet se prej rreth një jave, që nga momenti kur banorët e Rjolli...
Politike
4 Prill 2025, 22:18
r.ll
shoqerimi nga policia
TIRANË- Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga policia...
Politike
4 Prill 2025, 22:08
r.ll
lacivita, berisha
TIRANË- Kandidatja e PD në qarkun e Tiranës në listën e hapur, Edith Harxhi ka treguar mbrëmjen e sotme se...
Politike
4 Prill 2025, 21:22
r.ll
kaja kalla
TIRANË- Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, komisionerja Kaja Kalla do të zhvillojë një vizitë zyrtare...
Politike
4 Prill 2025, 20:46
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Ka përfunduar faza e parakualifikimit për projektin e ndërtimit të portit të ri në zonën e ...
Politike
4 Prill 2025, 20:29
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e zon...
Politike
4 Prill 2025, 20:21
erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, Erion Veliaj, ka bë...
Politike
4 Prill 2025, 20:25
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e zonës s&e...