5 Prill 2025, 10:48
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në konferencën e Sindikatave të Bashkuara se kontrata e firmosur sot me ta do të zbatohet nen për nen brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.
Berisha tha se do të zbatohet për naftën, minierat dhe metalurgjinë. Ndërkohë, kryedemokrati listoi edhe disa elementë kryesorë të programit të PD për 4-vjeçarin që vjen, ku përmendi paketën e dhembshurisë dhe minimumin jetik.
"Të dashur miq, unë jam sot këtu për të firmosur para jush kontratën me ju, të përfaqësuar nga zoti Gëzim Kalaja. Për t’u garantuar ju se ajo kontratë do zbatohet nen për nen dhe pikë për pikë. Madje do zbatohet për naftën, minierat, metalurgjinë. Dhe do zbatohet me një ndjesë publike ndaj jush sepse nuk po kërkoni asgjë tjetër veçse atë që keni merituar që ditën e parë të daljes tuaj në pension.
Ju me sakrificat tuaja, me lumenjtë e djersës, por edhe me martirët, heronjtë e punës, heronjtë e minierave, që janë dhe do mbeten krenari kombëtare, i keni dhënë këtij vendi më shumë se kushdo tjetër. Ndaj dhe kontrata që firmosim sot për pensionin, për amendimet ligjore, për statusin, iu jap fjalën e nderit që 100 ditët e para të PD do të jetë realitet. Por unë dua t’u informoj ju disa elementë kryesorë të programit të PD për 4-vjeçarin që vjen.
Ne kemi vendosur të fillojmë me atë që e quajmë paketë e dhembshurisë. Sado që mund të duket pak ose mund të tingëllojë si jorealiste për ata që i kanë xhepat plot, po për të tjerët kjo është një domosdoshmëri absolute. Për të gjithë ata që me pensionin e tyre, numërojnë ditët për të mbyllur muajin, nuk marrin dot ilaçet, presin që t’ua dërgojë dikush ose rrinë pa mjekuar, kjo paketë jep një përgjigje të parë, një hap i parë për të vazhduar më tej që shqiptarët kurrë të mos njohin mjerimin, të mos njohin më varfërinë ekstreme.
Ndaj dhe ne kemi vendosur që në 100 ditët e para do kalojmë ligjin për minimumin jetik. Minimumi jetik do të jetë për çdo shqiptar, për çdo pensionist që merr nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo person në ndihmë ekonomike, do jetë 200 euro. Nga ky minimum përfitojnë mbi 560 mijë pensionistë që janë me pensione të pjesshme. Unë mbrëmë pata një takim me banorë të lagjes 2. Një qytetar më tha, unë kam punuar 45 vjet, marr një pension 67 mijë lekë sepse kam ndërruar punë... i shpjegoi arsyet. Por si ky zotëria, burrë fisnik, ka me qindra e mijëra të tjera. E vërteta është se shumica dërrmuese e pensionistëve nuk kanë as pensionin e plotë që do të duhej të ishte 170 euro. Atëherë ne zgjidhim nyjen gordiane dhe kalojmë tek 200 euro për çdo shqiptar.", tha Berisha.
sali berisha konferenca e sindikatave te bashkuara
Politike
5 Prill 2025, 10:36
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij "Flasim" ku i ftuar ishte Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi ka treguar&...
Politike
5 Prill 2025, 10:31
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot i pranishë në konferencën e Sindikatave të Bashk...
Politike
5 Prill 2025, 10:16
r.ll
pamje nga shoqerimi
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar disa orë pas arrestimit me forcë të kryetarit të Ballit Kombët...
Politike
5 Prill 2025, 08:14
r.ll
TIRANË- Anëtari i Lëvizjes "Bashkë", Kristjan Zoto, shprehet se prej rreth një jave, që nga momenti kur banorët e Rjolli...
Politike
4 Prill 2025, 22:18
r.ll
shoqerimi nga policia
TIRANË- Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga policia...
Politike
4 Prill 2025, 22:08
r.ll
lacivita, berisha
TIRANË- Kandidatja e PD në qarkun e Tiranës në listën e hapur, Edith Harxhi ka treguar mbrëmjen e sotme se...
Politike
4 Prill 2025, 21:22
r.ll
kaja kalla
TIRANË- Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, komisionerja Kaja Kalla do të zhvillojë një vizitë zyrtare...
Politike
4 Prill 2025, 20:46
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Ka përfunduar faza e parakualifikimit për projektin e ndërtimit të portit të ri në zonën e ...
Politike
4 Prill 2025, 20:29
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e zon...
Politike
4 Prill 2025, 20:21
erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, Erion Veliaj, ka bë...