Politike

"Personi që do të grabisë Rrjollin", Kristjan Zoto: Pse po e sulmon Bashkim Ulaj Lëvizjen Bashkë?

Po ashtu në postimin e tij Zoto ka ngritur edhe disa pyetje, për të cilat shprehet se janë retorike. 

5 Prill 2025, 08:14 Nga r.ll

TIRANË- Anëtari i Lëvizjes "Bashkë", Kristjan Zoto, shprehet se prej rreth një jave, që nga momenti kur banorët e Rjollit nisën protestën për të mbrojtur tokën dhe detin nga grabitja, A2 CNN, televizioni i oligarkut Bashkim Ulaj kanë nisur sulmet ndaj Lëvizjes "Bashkë".

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zoto thotë se ky person është po ai person që do të grabisë Rrjollin. Po ashtu në postimin e tij ai ka ngritur edhe disa pyetje, për të cilat shprehet se janë retorike. 

"Si ka mundësi që flitet me zell për trarë që s'kanë lidhje me Bashkimin, por heshtet për traun e Thumanë-Kashar që kontrollohet prej tij?! Si ka mundësi që protestat e banorëve të Rrjollit për tokën e tyre injorohen plotësisht?! Si ka mundësi të flasësh për një ndërtues të viteve ’90, që prej një dekade është në pension, ndërkohë që nuk guxon të përmendësh Bashkim Ulajn?! Pse u thahet buza kur bie fjala tek hidrocentralet e Gener 2 në Valbonë?!", janë pyetjet e ngitura nga Zoto.

POSTIMI I PLOTË: 

Prej rreth një jave, që nga momenti kur banorët e Rjollit nisën protestën për të mbrojtur tokën dhe detin nga grabitja, A2 CNN – televizioni i oligarkut Bashkim Ulaj – ka aktivizuar zërat e zakonshëm propagandistikë.

Të njëjtët që shfaqen si ekspertë, analistë apo politikanë të rinj, por në të vërtetë janë thjesht zëdhënës të interesave të tij. Sot gjithçka është më e qartë se kurrë: kush sponsorizon me mijëra euro lajme të rreme kundër Lëvizjes BASHKË? Ai që do të grabisë Rrjollin.

Si ka mundësi që flitet me zell për trarë që s'kanë lidhje me Bashkimin, por heshtet për traun e Thumanë-Kashar që kontrollohet prej tij?! Si ka mundësi që protestat e banorëve të Rrjollit për tokën e tyre injorohen plotësisht?! Si ka mundësi të flasësh për një ndërtues të viteve ’90, që prej një dekade është në pension, ndërkohë që nuk guxon të përmendësh Bashkim Ulajn?! Pse u thahet buza kur bie fjala tek hidrocentralet e Gener 2 në Valbonë?!

Të gjitha këto janë pyetje retorike.

kristjan zoto bashkim ulaj arlind qorri

Sondazh

Poll