Politike

Shefja e diplomacisë së BE viziton Tiranën më 8 prill, KE zbardh axhendën e takimeve të Kaja Kallas

Kjo do të jetë vizita e parë e saj që nga marra e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së.

4 Prill 2025, 21:22 Nga r.ll
Shefja e diplomacisë së BE viziton Tiranën më 8 prill, KE
kaja kalla

TIRANË- Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, komisionerja Kaja Kalla do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri më 8 prill. Gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, komisionerja do të zhvillojë edhe disa takime. 

Sipas axhendës së zbardhur nga Komisioni Europian, fillimisht përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së do të zhvillojë takim me kreun e shtetit, presidentin Bajram Begaj. Më pas do të ketë një takim kokë më kokë edhe me kryeministrin Edi Rama, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Kjo do të jetë vizita e parë e saj që nga marra e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së. Kalla do të zhvillojë edhe disa vizita të tjera në Ballkan, konkretisht në Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinë.

Shefja e diplomacisë së BE viziton Tiranën më 8 prill, KE
axhenda

kaja kallas

Sondazh

Poll